Erdogani i drejtohet Esedit në arabisht: Kush godet, goditet. Gjatë një iftari të shtruar nga një organizatë humanitare, Erdogan tha se vendit të tij i ka sosur durimi lidhur me operacionet ushtarake ndaj popullatës në Siri.
Sipas burimeve të informacionit, ministria e jashtme e Turqisë ka marrë një qëndrim të ri lidhur me krizën në Siri, sipas të cilit është e patolerueshme të lihet regjimi sirian të vazhdojë masakrën e tij, pa i kërkuar llogari. Sipas këtij qëndrimi, qeveria siriane do të dalë para gjyqit ndërkombëtar për atë që po bën.”
Të njëjtat burime bëjnë me dije se edhe kryeministri turk e ka thyer heshtjen e tij, duke lëshuar një sërë mesazhesh bombastike ndaj Damaskut.
Gjatë një iftari të shtruar nga një organizatë humanitare, Erdogan tha se vendit të tij i ka sosur durimi lidhur me operacionet ushtarake ndaj popullatës në Siri.
Erdogan i shprehu lirisht ndjenjat e tij me atë që po ndodh aktualisht në qytetin Hama të Sirisë, duke thënë se:”Vendi i tij po e ndjek rrjedhën e krizës në Siri dhe se është orvatur të ofrojë alternativa për qetësimin e situatës. Por ne sot na ka sosur durimi. Çfarë logjike dhe çfarë ndërgjegje në botë mund të pranojë që qyteti Hama të përjetojë sërish tragjedinë e vjetër gjatë muajit të bekuar të Ramazanit? Si është e mundur që njeriu ta bazojë pushtetin e tij në shtypjen dhe persekutimin e të tjerëve? Deri kur mund të qeverisen
njerëzit të izoluar në kafaze hekuri dhe çeliku?”
Erdogan i kujtoi presidentit Esed fundin e ish presidentit egjiptian,duke i thënë:”Vallë sa myslimanë ka çuar në litar ai njeri, pasi i nxirrte tek kafazet e hekurt? Ndërsa sot, ata që kanë varur kushedi sa të pafajshëm, sillen në barelë brenda kafazeve të hekurt për tu gjykuar për zullumet e tyre. Arabët kanë një thënie të urtë tepër të njohur:”Kush godet,goditet (men dekka, dukka)” të cilën Erdogan e tha në
arabisht.
Në fund, ai iu drejtua zyrtarëve të lartë sirianë me fjalët:”A nuk keni sy të shihni çfarë po ndodh rreth jush? Si nuk zgjoheni për atë që po ndodh sot në botë? Sipas jush, kush është ai që gëzohet më së shumti
kur hapni zjarr ndaj popullit tuaj?”/ardhmeriaonline/