Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Erdogan i drejtohet ashpër Asad Tue 22 Nov 2011 - 9:01 | |
| Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, që foli në hapjen e Samitit të Dytë të Liderëve Fetarë të Vendeve dhe Shoqërive Myslimane të Kontinentit të Afrikës, ku kritikoi liderin e Sirisë Bashar Asadin.
Erdogan u shpreh; “Thotë se do të luftoj deri në vdekje, po do të luftosh kundër vëllezërve myslimanë në vendin tënd, do të vijë dita dhe do të ikësh edhe ti, ato poste nuk janë të përjetshme”.
Kryeministri Erdogan foli në këtë mënyrë: “nuk na duket e drejtë përdorimi i armëve dhe i tankeve kundër atyre që kërkojnë një jetë më të njerëzishme, nuk na duket e drejtë vrasja e njerëzve në këtë mënyrë, nëse ti si një lider që je i beson vetes, atëherë hapi kutitë e votimit/ Populli shkon drejt kutive të votimit dhe janë këto kuti që të japin ty pushtetin. Atëherë e drejton atë vend. Mblidhi tanket se pushteti është deri në një pikë të caktuar. Do të vijë dita dhe do të ikësh edhe ti. Sepse ato kulltuqe nuk janë të përjetshme.” (TRT) | |
|