Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ismail Henie i drejtohet umetit mysliman nga Ez’heri Fri 24 Feb 2012 - 9:56 | |
| Komiteti “Kudsi” pranë Unionit të Doktorëve Arabë, ka deklaruar se kryeministri palestinez Ismail Henie do të mbajë një fjalë pas namazit të xhumasë në xhaminë e Ez’herit, ditën e nesërme, me të cilën do i drejtohet umetit mysliman. Në xhami do të marrin pjesë përfaqësues të Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, figura të Vëllezërve Myslimanë, dijetarë të Ez’herit, organizatorë të fushatës kundër judaizimit të Kudsit (Jeruzalemit) etj...
Kohët e fundit janë shtuar zërat e grupeve kolonialiste çifute, për të sulmuar xhaminë Aksa, për ta vënën nën kontrollin hebre dhe për të kryer ritet fetare të tyre. Këtyre zërave u prijnë deputetë të partisë Likud dhe grupe grash ekstremiste.
Të mërkurën e kaluar, xhamia Aksa u sulmua nga 11 ekstremistë çifutë, nën mbrojtjen e forcave policore izraelite.
Mahir Kajsij i cili bën pjesë tek rojat e xhamisë Aksa, tha se kolonët çifutë shëtitën në hapësirën e xhamisë dhe u kthyen andej nga kishin ardhur. Sakaq, forcat ushtarake izraelite kishin mbushur oborrin e xhamisë.
Të martën e kaluar një grup grash çifute u orvatën të hyjnë në ambjentet e xhamisë, por u penguan nga gratë palestineze, të cilat u kacafytën derisa i larguan. /ardhmeriaonline/ | |
|