Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Erdogan: Jam treguar i ashpër? Adnan Menderes ishte i butë, por e çuan në litar | |
Kryeministri turk, Rexhep Erdogan, në kuadër të përgjigjes ndaj zërave që e kanë akuzuar për ashpërsi, është shprehur se ish kryeministri turk Adnan Menderez, ka qenë zemërbutë dhe i dhembshur. “E dini çfarë i bënë? Të pashpirtët dhe ata pa ndërgjegje njerëzore, e çuan para litarit dhe e ekzekutuan” – u shpreh Erdogan. Gjatë një grumbullimi të mbështetësve të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Stamboll, ditën e diel, Erdogan, në fjalën e tij tha:”Të njëjtën gjë duan të bëjnë edhe me mua. Por nuk do ia arrijnë dot. Vdekja është e vërtetë dhe jetën që na e ka dhënë Zoti, nuk mund ta marrë veçse Ai.” Erdogan solli në vëmendje faktin që Turqia përkujton vitin 63 të rikthimit të thirrjes së ezanit në gjuhën arabe, me vendim nga kryeministri, i ndjeri Adnan Menderez. Kjo, pasi partia popullore republikane e pati ndaluar thirrjen e ezanit në gjuhën arabe, duke i detyruar xhamitë që ta thërrasin në gjuhën turke. “Në minaret turke, dëgjohej thirrja “Krijuesi është më i madhi” dhe jo “Allahu është më i madhi”. Kjo vazhdoi derisa erdhi i ndjeri Adnan Menderez dhe e riktheu ezanin në arabisht.” tha Erdogan para mbështetësve të tij. /ardhmeriaonline/ | |
|