"Kushdo që nuk heq dorë nga gënjeshtra dhe të vepruarit me të, Allahu nuk ka nevojë që ai të refuzojë ushqimin dhe pijen". (Buhariu)
Nga: Muhamed AshrefSehl ibn Sadi tregon, se Profeti (a.s) ka thënë: "Xheneti ka një derë që quhet Rejan, derë në të cilën do të hyjnë vetëm agjëruesit, dhe askush tjetër përveç tyre. Një zë do të thërrasë : Ku janë agjëruesit? Agjëruesit do të ngrihen. Askush nuk do të hyjë nga ajo derë përveç tyre".
A keni dëgjuar ndonjëherë për luftëtarë fundjavash? Ata janë nëpunës, që qëndrojnë ulur gjatë gjithë ditës në kabina, çlodhen në kafene e hanë ëmbëlsira gjatë gjithë javës. Kur vjen fundjava, shqisin kostumet e tyre e flakin tutje kapelet dhe gjithë fundjavën e kalojnë duke luajtur volejboll, duke rrëshqitur e duke ngjitur malet. Por, çfarë ndodh? Në vend që t`i shohësh të dëfryer, i sheh me gjunjë të thyer e muskuj të tërhequr duke e filluar javën mbarë e mirë në spital.
Këtë mund të themi përsa i përket anës fizike. Ka dhe njerëz që mund
të njihen si luftëtarë të Ramazanit. Këtë kategori e përbëjnë ata që nuk
kanë agjëruar fare gjatë gjithë vitit e që pastaj zhyten në agjërim për
një muaj rresht. Apo që nuk janë falur në xhami e që gjatë gjithë vitit
nuk janë ngritur ndonjëherë për namaz nate.
Po çfarë u ndodh këtyre personave? U ndodh ashtu siç ka thënë një
doktor mysliman: "Gjatë ditëve të zakonshme, na vijnë afro 5-7 pacientë
në ditë. Ndërsa gjatë Ramazanit, që në ditën e parë, numri arrin shifrën
50!"
Trimat e Ramazanit kanë qenë të rrallë në historinë islame. Për ta ilustruar këtë le të kujtojmë se në ç`gjendje ishim në fillim të muajit Sefer- ndoshta kemi qenë duke u lutur që të soste puna, të mbaronin provimet apo si duket dhe duke parë broshurat, se ku do t`i kalonim pushimet.
Ndërsa po të ishim ulur pranë një tabiini, mijëra vite më parë në një xhami të thjeshtë, do të shihnim se si ai do ti ngrinte duart, duke iu lutur Allahut që ta begatonte dhe t`i mundësonte të ishte i pranishëm kur të vinte një mik i dashur, një mik i quajtur Ramazan!
Ka forma të ndryshme për nxemje përsa i përket Ramazanit. Një ndër këto mënyra është shtimi i duave.
Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: "Dhe kur robërit i Mi (o Muhamed) të pyesin për Mua- jam shumë pranë - i përgjigjem thirrjes kur lutësi më lutet. Prandaj le të më drejtohen Mua dhe le të më besojnë Mua, që të jenë të udhëzuar". (2:186)
Ajeti para tij flet për Ramazanin e po kështu dhe ajeti që vjen pas bashkë me atë që u përmend më sipër mes këtyre të dyve.
Çdo e mirë në tokë vjen nga Allahu. Mes gjithë këtyre mirësive e begative, një ndër më ekskluzivet është Ramazani. Atëherë le t`i kërkojmë Zotit të Ramazanit që ta gjejmë Mëshirën e Tij në ato ditë.
Vitin e kaluar mbajtëm një hutbe me titull: "Thirrja e Ibrahimit". Vetëm para pak javësh një vëlla më tregoi se gjatë hutbes kishte ngritur duart dhe i ishte lutur Allahut që t`i krijonte mundësinë për të kryer
Haxhin.
Ai tha që nuk kishte para për të përballuar shpenzimet. Por atë natë më shumë se një vëlla iu afruan për ta ndihmuar. "Vëlla, kemi një program për haxhxh për mysimanët e rinj. A do të dëshiroje të vije?" Falenderimet i takojnë vetëm Allahut. Ky vëlla e kreu haxhin vitin e kaluar, prej një duaje të sinqertë që buroi nga thellësia e zemrës. Brezat e parë të umetit luteshin 6 muaj pas Ramazanit, që Allahu t`ua pranonte veprat, që kishin bërë gjatë Ramazanit, dhe 6 muaj të tjerë i kalonin duke u lutur, që Allahu t`iu mundësonte të arrinin Ramazanin tjetër.
Pastërti! Para se të na vijë një mik në shtëpi, përgatitemi për ardhjen e tij duke pastruar shtëpinë.
Në po të njëjtën mënyrë duhet të veprojmë dhe për ardhjen e një miku
të veçantë, Ramazanit. Por ky pastrim nuk duhet të kufizohet thjesht me
pastrimin e ambientit. Para së gjithash na duhet të pastrojmë veten nga
mëkatet.
Dëgjoji pak fjalët e profetit (a.s) drejtuar atyre njerëzve, që nuk
dëshirojnë të pastrohen gjatë Ramazanit. "Kushdo që nuk heq dorë nga
gënjeshtra dhe të vepruarit me të, Allahu nuk ka nevojë që ai të
refuzojë ushqimin dhe pijen". (Buhariu)
Agjërimi në Shaban. E meta më e madhe e luftëtarëve të sipërpërmendur
ishte se ata nuk ishin përgatitur për ushtrimet, gjë që u shkaktoi
plagë të rënda. Kështu ndodh dhe me agjërimin, kur njerëzit për një vit
me radhë nuk i msojnë trupat e tyre në lidhje me të. Ndërsa shembulli i
Profetit (a.s) ishte krejt tjetër. Aishja transmeton: "I dërguari i
Zotit asnjëherë nuk ka agjëruar një muaj të plotë përveç Ramazanit dhe
në asnjë muaj nuk e kam parë të agjërojë më shumë se sa në muajin
Shaban".
Një poet ka shkruar:
O ti që me gjynahe në Rexhep nuk u mjaftove
e që dhe Shabanin në mosbindje e shkove
muaji i agjërimit të zuri tashmë
andaj mos e ço dëm me mosbindje dhe atë
Pjesa II
Po tu hedhim një sy festave, ditëve të shenjta në këtë vend, do të
shohim se si njerëzit përgatiten me mish e me shpirt. Dilni jashtë
mureve të xhamisë dhe shihni se si përgatiten qirinjtë e tortave,
buqetat me lule të kuqe e jeshile, të gjitha në pritje të festës vjetore
për lindjen - dëshmitë e tyre të rreme - të Isait (a.s). Përgatitjet
fillojnë dy muaj përpara.
Një ndër mënyrat se si të përgatitemi për Ramazan është të marrim sa
më shumë njohuri mbi rregullat e Ramazanit. Falë mëshirës së Zotit ka
plot besimtarë, për të cilët ky mund të jetë muaji i parë i agjërimit.
Allahu e pranoftë dhe u dhëntë mundësi që begatitë e Ramazanit t`i
shijojnë dhe në vitet në vazhdim. Prandaj le të themi në mënyrë të
përmbledhur se ç`është agjërimi:
Agjërimi i Ramazanit nuk është mundësi zgjedhjeje por është detyrim.
Argumentet për këtë gjenden në Kuran dhe në sunet. Allahu thotë: "O ju
që keni besuar, agjërimi u është bërë obligim ashtu siç u qe bërë
obligim atyre që ishin para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm."
(2:183)
Profeti a.s ka thënë: "Islami ndërtohet mbi pesë shtylla..." Mes të cilave përmend dhe agjërimin. (Transmeton Buhariu)
Fjala arabe për agjërimin është saum. Në arabisht kuptimi i
fjalëpërfjalshëm është të përmbahesh prej diçkaje. Sipas ligjit islam
është të largohesh prej atyre gjërave, që e prishin agjërimin që nga
agimi e gjer në perëndim të diellit, pa harruar këtu qëllimin që është
parësori.
Çfarë e prish agjërimin?
a. ngrënia dhe pirja
b. marrëdhëniet seksuale
Kjo vlen nëse realizohen tri kushte:
1. Kur personi ka njohuri rreth atyre gjërave që e prishin agjërimin.
2. Kur është i vetëdijshëm se po bën diçka që prish agjërimin.
3. Kur e bën këtë me vullnetin e tij të lirë dhe jo i shtrënguar nga dikush tjetër që ta prishë agjërimin.
Si përfundim ne duhet të përgatitemi për këtë muaj duke përpiluar
secili një program për të: ti kushtojmë kohë shtëpisë dhe xhamisë.
1. Të kufizohemi në pjesë të caktuara të ditës për të lexuar Kuran,
për t`i mësuar kuptimin e tij si dhe për të memorizuar disa pjesë të
tij.
2. Të mendojmë për diçka të dobishme para se të vijë koha e teravive,
si dhe pas kohës së tyre. Si ta shtoj adhurimin në dhjetë ditët e
fundit? Pra ç`duhet të shtoj në veprat e mia?
3. Duhet të përpiqemi që një pjesë të këtyre ditëve ta veçojmë për
njerëzit. Kur të shkoni në xhami për të falur akshamin, merrni me vete
hurma dhe qumësht. Ftoni njerëz për iftar në familjet tuaja. Organizoni
iftar dhe në xhami dhe ftoni njerëz, të cilët nuk mund t`i ftoni në
shtëpi ngaqë nuk i njihni. Kujdesuni për myslimanët e rinj në bashkësinë
tuaj vetëm për hir të Allahut, duke ua bërë atyre Ramazanin sa më të
veçantë.
4. Bëni nijet që do ta dyfishoni e trefishoni sadakanë, adhurimin,
dhikrin e veprat e mira në përgjithësi që ndihmojnë për të pastruar
zemrën.
Së fundmi, ai që ka mundësi le të planifikojë një umre në Ramazan.
Pasi u kthye nga haxhi i lamtumirës, Profeti (a.s) pa një grua nga
ensarët, që nuk e kishte kryer haxhin. Ai (a.s) e pyeti: "Çfarë të
pengoi ta kryeje haxhin? Ajo u përgjigj: "Ne kishim një deve të cilën e
përdornim për të ecur, me të cilën shkuan Ebu fulani bashkë me djalin,
dhe një tjetër për të punuar tokën". Pas kësaj Profeti (a.s) tha:
"Vërtet që kush e kryen Umren gjatë Ramazanit, është njësoj sikur ta
ketë kryer Haxhin me mua!" (Buhariu dhe Muslimi). /AO/