Me konvertimin e 11 shtetasve të huaj në Islam, në fillim të muajit të Ramazanit, ky numër në Algjeri u rrit në 146 persona, të cilët që nga fillimi i këtij viti e përqafuan Islamin si fe të tyre
Zëdhënësi i Ministrisë për çështjet fetare tha të dielën se shumica e të konvertuarve janë nga Evropa, e në veçanti nga Franca, pavarësisht islamofobisë e cila është në rritje. Ai shtoi se që nga fillimi vitit, Islamin në Algjeri e përqafuan 146 persona, shumica prej tyre punëtorë të huaj.
Numri i të konvertuarve në vitin 2004 arriti në 44, dhe që atëherë numri i tyre është në rritje, ndërsa vetëm vitin e fundit numri i të konvertuarve ka arritur në 198.
Në raportin mbi përhapjen e Islamit në botë, si dhe ndikimin e imigrimit të muslimanëve në vendet evropiane, thuhet se 30 për qind e popullsisë së Francës në moshën deri në 20 vjeç janë muslimanë, ndërsa në qytete të tilla si Nice, Marsejë dhe Paris, kjo përqindje u rrit 45 për qind./IGJ/