Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Kazermat ushtarake franceze kthehen në xhami gjatë Ramazanit Thu 18 Aug 2011 - 11:26 | |
| Për shkak të numrit të madh të besimtarëve që falen rrugëve të Parisit dhe qyteteve të tjera franceze, qeveria ka vendosur që disa nga kazermat e përdorura nga ushtria në të kaluarën, ti vërë në shërbim të besimtarëve si faltore.
Sipas ministrit të brendshëm Klod Gion, janë marrë të gjithë masat që njëra nga kazermat e ushtrisë të shndërrohet në xhami, në një rajon i cili banohet kryesisht nga myslimanë. Kështu, shpresohet ti jepet zgjidhje shqetësimeve që vijnë nga mbyllja e rrugëve gjatë namazit.
Ai theksoi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me disa kazerma të tjera, derisa myslimanëve tu krijohen kushtet e nevojshme për ndërtimin e xhamive.
Vlen të thuhet se qeveria franceze e cila e ka ndaluar ndërtimin e faltoreve në Francë, bazuar në ligjin e shekullarizmit i cili i dha fund pushtetit të kishës në 1905, ka bërë një përjashtim për komunitetin mysliman duke e lejuar të ndërtojë disa xhami.
Edhe pse nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare mbi numrin e myslimanëve në Francë, disa mendojnë se myslimanët janë 6 – 8 milionë nga totali i popullsisë franceze, 63 milion./AO/ | |
|