Ishte ulur një njeri para imamit të tij duke i treguar përvojën e tij
në luftën e tretë të Halixhit.Kurse imami e ndëgjonte atë me vëmendje,
njeriu e tregonte këtë ngjarje duke thënë:
U takuam me disa ushtar kinez,e shfrytëzuam rastin që të i thërrasim
ata në islam dhe ti nxjerrim nga errësira e shirkut dhe zullumit , nga
adhurimi i Budës dhe Konfuqit dhe nga idhujt e tjerë që ata adhuronin,
në adhurimin e Allahut Një.
Dashti Allahu teala dhe na dha bereqete në thirrjen tonë,e pranuan
islamin një numër i konsiderueshëm prej tyre dhe filluam ne që të ia
mësojm atyre kushtet e islamit, obligimet dhe ndalesat në islam,ata
filluan që të i falin kohët e namazit por ishin të detyruar që të
faleshin në mënyrë të fshehur ngase praktikimi i fes ishte i ndaluar në
ushtri.
Problemi u shfaq në faljen e namazit të sabahut,si të zgjohen,si te
tubohen dhe si të shpëtojnë pa u vërejtur nga komandantët e tyrë?
Secili nga ushtarët mori nga një orë me alarm dhe zgjoheshin nëpërmes
atyre,porse kjo bëri që disa ushtarë të tjerë të ankohen tek
komandantët se këta po ia prishin gjumin gjatë natës dhe nuk kanë asnji
obligim ushtarak në këtë kohë.
Shejhu e vështronte me shumë kurreshtje ngase ishte i impresionuar me
kujdesin e ushtarëve kinez që tregonin për kohët e namzit,kurse
treguesi i ngjarjes vazhdoi tregimin e tij duke thënë:
Pasi që ushtarët që e pranuan islamin nuk mundeshin në asnjë mënyrë
të zgjohen për faljen e namazit të sabahut vendosën secili prej tyre që
para se të bien në gjumë të pinë nga nji sasi të madhe të ujit në menyrë
që nga presioni i nevojës fiziologjike të zgjohen në një kohë të afërme
me kohën e sabahut,dhe këhtu secili prej tyre zgjohej në kohen e duhur
dhe e falnin namazin e sabahut secili në shatorin e vet.
Me kalimin e kohës dhe me përvojën që fituan ata e mesuan në mënyrë
të saktë se sa ujë duhet të pihet për tu zgjuar mu në kohën e duhur,dhe
kështu e zgjidhën problemin e zgjuarjes në kohën e duhur,dhe e falnin
mamazin tamam në koh.
Kur treguesi i tregimit e ngriti kokën dhe e shiqoi shejhun e pa se nga sytë e tij rridhnin lotët…..
Këta të rinjë në islam,dhe sa shumë është rritur në zemrat e tyre dashuria për islamin dhe per namazin ne kohën e duhur.
Përse ky interesim kaq i madh?
Ngase ata e kuptuan injorancën në të cilën ishin,poashtu e kuptuan edhe mirësin e islamit.
Dhe për keqardhje themi se ka nga ne që janë lindur në islam dhe nga
prindërit musliman,nuk e falin namazin e sabahut edhe pse janë të lirë
që të i lënë alarmet për tu zgjuar,ata madje e ndëgjojnë edhe ezanin dhe
xhamia është afër tyre ndoshta me hapa!!!!!!!!!
Porse do të vie një ditë kur ata që nuk falen do të thonë : ” Oh i
mjeri un,sikur të isha prej atyre që e pasonin rrugën e Muhamedit alejhi
selam”
Përktheu : Zekerija Qazimi /forum-islamik