Si pjesë e strategjisë së re të qeverisë për luftën kundër ekstremizmit, profesorët universitarë si dhe shoqatat e studentëve janë të obliguar të lajmërojnë policinë në rast se vërejnë se studentët mysliman sillen si të jenë depresiv apo të izoluar, apo nëse ekziston frika se mund të bëhet radikal.
Organizatat studentore dhe profesorët universitarë janë të shokuar me uhdëzimet e reja dhe konsiderojnë se kjo paraqet shkelje të lirisë qytetare dhe studentore.
Uninoni nacional i studentëve i ka propozuar personelit se nuk e kanë patjetër që t’u japin informata policisë nëse nuk kanë dokument policorë.
James Haywood, kryetarë i unionit studentorë nga kolegji Goldsmiths në Londrën jug-lindore, tha se është takuar me dy zyrtarë qeveritarë gjatë javës së kaluar. Ai shtoi se e kanë pyetur për studentët mysliman dhe nëse kolegji ka probleme me studentët mysliman që mësojnë aty.
(Breziiri)