Raporti i Kombeve të Bashkuara për Mavi Marmaranë ka gëzuar Izraelin, por vendimet për sanksione që kanë ardhur nga Turqia pas raportit priten me shqetësim në opinionin publik të Perëndimit dhe Izraelit.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, tërhoqi vëmendjen se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që kanë një rëndësi të madhe për rajonin, është i rëndësishëm për sa i përket paqes dhe stabilitetit të Lindjes së Mesme.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nullënd
(Victoria Nuland) shprehu shqetësimin që nuk është tejkaluar
mosmarrëveshja ndërmjet Turqisë dhe Izraelit.
Edhe Franca ka bërë thirrje për dialog për të sheshuar tensionin ndërmjet dy vendeve.
Ndërsa media perëndimore është e të njëjtit mendim, se pala që do të dalë e humbur nga ky zhvillim i fundit do të jetë Izraeli.
Ndërsa nga Irani dhe Hamasi ka ardhur reagim pozitiv në lidhje me vendimin për sanksione.
Specialistët për Lindjen e Mesme dhe Turqinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngjarjet e fundit të rajonit i kanë cilësuar si “një krizë”.
Specialistët mbrojnë mendimin se pala e dobët përpara këtyre zhvillimeve është Izraeli dhe përkeqësimi i marrëdhënieve nuk do të sjellë asnjë të mirë për të dyja palët dhe për më shumë pala që do të pësojë humbje është Izraeli