Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutollu, tha se tensioni në Siri mund të ndikojë të gjithë fqinjët.
Në një intervistë për shërbimin në turqisht të kanalit televiziv Euronews me seli në Lion, Davutollu tha se zgjatimet e krizës në Siri nuk mund të shkaktojnë shqetësime vetëm për Turqinë, por për të gjithë rajonin.
"Siria ka një pozicion gjeopolitik shumë kritik. Ajo është në ndërveprim të afërt me të gjitha vendet fqinje. Është një fqinjët tanë mjaft të rëndësishëm. Një klimë më e tensionuar që mund të krijohet këtu, ka potencial që të prekë të gjitha vendet e tjera të rajonit. Prandaj nuk është e drejtë që këtë gjë t’ia lëmë kohës për të parë se si do të marrin gjërat. Shoqëria ndërkombëtare duhet të vihet në veprim për të penguar që kjo të jetë burim i një destabiliteti akoma dhe më të madh."
Në këtë intervistë Davutollu foli edhe për marrëdhëniet Turqi-BE:
"Çështja e liberalizimit të vizave për ne është një temë me rëndësi jetike, por “nuk është një favor që na bëhet”. Shpresojmë të ketë progres në mbledhjet që do të mbahet në 26 prill për vizat”, - u shpreh shefi i diplomacisë turke.
Davutollu rikujtoi gjithashtu se javën e kaluar ishte ftuar për herë të parë në historinë e marrëdhënieve Turqi-Bashkimi Evropian për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve me Jashtë në Bruksel, ndërsa shtoi se marrëdhëniet vazhdojnë, por në negociata hasen probleme./trt/