O e mbuluar!
Çdo mëngjes kur dielli lind, për ty dita fillon me një sprovë të re,
Zoti e ka kurdisur këtë botë që dita e sodit të mos jetë sikurse dje.
Valët e vështirësive e mbulojnë përditshmërinë tënde dhe ti je pjesë e tyre,
loti të rrjedh nëpër faqe është e vetmja rrugë për t’i bërë ballë kësaj mënyre.
Së bashku me faqen e përlotur edhe duart e përulura kah qielli ngritën,
si rezultat i devotshmërisë tënde edhe sprovat ndaj teje rritën.
Prej teje cakun e kanë tek veshja, e ajo nuk luftohet, por besimi,
në këtë bëhu e qëndrueshme dhe nga ti kërkohet nxjerrja e një mësimi.
Symeja u bë dëshmorja e parë, ngase nuk lëshoi pe në këtë fe,
tash të erdhi radha ty të dëshmosh se në të vërtetë kush je.
Dije se kjo botë është arenë e sprovës nëpër të cilën ne kalojmë,
jeta është e vështirë, e zbukurimi me besim na mundëson mirë të jetojmë.
Bëhu e vëmendshme në këtë çështje dhe në çdo gjë ruaje vetën,
gjithçka është e kotë dhe vetëm një udhë është që e tregon të vërtetën.
Kujtoji sahabijet e ndershme se si maltretoheshin e dënoheshin dikur,
dhe vetëdijesohu se përjetimin e tyre ti s’do ta ndiesh kurrë.
Ti ishe, por ende do të mbetesh shënjestër e armiqësisë,
ngase dëshirojnë të të largojnë nga rruga që e ndjek si pasojë e zilisë.
Mbulesa të zbukuron, ndërsa besimi me shpresë të mban në jetë,
jeto si të urdhërojë Zoti edhe nëse kërkohet sakrifica në të vërtetë.
Bëhu e vendosur në qëllimin tënd dhe mos ia vendo veshin tjetrit,
respektoje urdhrin e të Dërguarit dhe merr shembull nga të vjetrit.
Edhe nëse të gjithë ngritën kundër teje dhe turmën e formojnë,
ngase e vërteta është një edhe nëse ata të shtrembër e konsiderojnë.
Armën e ke me vete dhe atë e ke të vendosur në zemër,
aktivoje atë duke bërë durim dhe duke e thirrur Allahun me emër.
Mos u molis e as mos u dëshpëro nga kjo që është duke të goditur,
ngase çdo gjë që të vjen prej Zoti duhet me lehtësi për ta pritur.
Dije se asgjë nuk është e përhershme dhe se çdo gjë do të mbarojë,
dhe se do të mbetet vetëm Ai që do krijesë duhet ta madhërojë.
Autori :Blerim Muhaxheri