Vazhdon diskriminimi: Përjashtohet edhe Nurije Haliti - Podujevë
Përjashtimi nga shkolla i vajzave të cilat bartin shaminë tani është bërë shprehi, ani pse kjo gjë kundërshtohet nga avokati i popullit diskriminimi i këtyre vajzave vazhdon, viktima e radhes është Nurije Haliti nga Podujeva.
Ajo vijonte mësimin në shkollen e mesme teknike Fan S. Noli në Podujevë, pasi kaloi klasen e 10-të pa problem, telashet filluan me fillimin e vitit të ri shkollor në klasen e 11-të.
Të enjten dhe të premten Nurije Haliti nuk u pengua që të vijoi mësimin, mirëpo kjo nuk zgjati, më të kuptuar rreth vendimit të saj për t'u mbuluar drejtori i kësaj shkolle Osman Jashari vendosi t'a përjashtoj.
Megjithë këtyre mospajtimeve ky trend i përjashtimit të vajzave nga shkolla kishte filluar me ish-ministrin e arsimit Agim Veliu ku gjatë mandatit të tij ishin përjashtuar nga shkolla fillimisht dy vajza nga Skënderaj, pastaj një nga gjimnazi "Sami Frashëri" në Prishtinë, për të vazhduar ky trend edhe mandateve të tjera. Përjashtimi nga shkolla i Arlinda Zekes në Ferizaj ka bërë që të ngjallin reagime të shumta e edhe protesta, ku ndër të tjera specifikohet protesta e mbajtur me 18 Qershor 2010 ku protestuan hiq më pak se 20 mijë qytetarë për të shprehur pakënaqësinë dhe indinjatën me udhëzimin administrativ 6/2010
Përjashtimi i vajzave nga shkolla për shkak të shamisë ka bërë që disa herë të kemi reagime dhe protesta, jo më larg se të premten e kaluar Lëvizja "Bashkohu" mbajti një protestë ku ndër të tjera potencoi se kjo është paraprirje për t'u futur në fazën e kuqe, ku nuk u përjashtua mundësia e organizimit të demostratave.
Avokati i popullit Sami Kurteshi kundërshton në mënyrë kategorike përjashtimin nga shkolla të vajzave për shkak të mbuleses, kundër përjashtimit tash e sa kohë është edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ).
Përjashtimi i Nurije Haliti nuk është i pari për këtë vit të ri shkollor, të enjtën u përjashtuan 7 vajza nga shkolla, 3 në Prishtinë dhe 4 në Fushë-Kosovë.