Njëri
prej monarkëve më të pasur në botë – Mbreti i Arabisë Saudite,
Abdullah, sipas kabllogrameve të publikuar në Wikileaks ka problem me
konsumimin e viagrës dhe duhanit.
Në depeshet e diplomatit amerikan nga Riadi thuhet: “Mbreti Abdullah
është pirës i pasionuar i duhanit dhe po ashtu zakonisht përdorë
injektime hormonale për tu rinuar dhe e tepron me përdorimin e viagrës.
Familja mbretërore përpiqet shumë për t’i fshehur këto informacione
nga publiku si dhe vetë faktin se ai është 95 vjeç e jo 87 siç thuhet
zyrtarisht”.