Myftiu saudit Sheik Abdul Aziz Al-Asheikh u ka kërkuar biznesmenëve të mos bëhen të pangopur, duke thënë se fitimet e tyre tejkalojnë 100 për qindëshin. Në ligjëratën e mbajtur në xhaminë kryesore të Riadit, ai u kërkoi të gjithë tregtarëve që të distancohen nga mashtrimi dhe manipuliii çmimeve, duke thënë se Sheriati ndalon një sjellje të tillë. “Disa tregtarë qëllimisht importojë mallra të një cilësie të dobët dhe pastaj i shesin me një fitim të lartë, pa u frikësuar nga Allahu”, tha ai. Muftiu u kërkoi tregtarëve të jenë të ndershëm në marrëdhëniet e tyre me njerëz, duke kërkuar në të njëjtën kohë që emrat e dyqaneve dhe tregjeve të jenë në gjuhën arabe, për hir të ruajtjes së gjuhës origjinale të Kuranit të Shenjtë. Ai shprehu frikën e tij në lidhje me sasinë e restoranteve të ushqimit të shpejtë. Për të parandaluar problemet shëndetësore, këto restorante të kërkojnë mbikëqyrje, sidomos për përbërësit e ushqimit që ata përdorin. "Shitja e ushqimit të skaduar është e ndaluar me Sheriat, por prapë ne shohim në media zbulimin e mishit të skaduar, dhe produkteve të tjera ushqimore," shtoi ai. “Mashtrimi nuk është një atribut i një muslimanëve, tha ai, duke cituar Profetin Muhamed (paqja qoftë mbi të): "Kush mashtron, nuk është prej nesh." Muftiu saudit u bëri thirrje tregtarëve të jenë të ndershëm në marrëdhëniet me konsumatorët.[justify]