Ish kryeministri i Malajzisë i cilësoi të paimagjinueshme mashtrimet e bëra në lidhje me ngjarjet e 11 Shtatorit.
Muhammed Mahatir, në sajtin e tij, shkruan se mashtrimet e bëra nga ish-presidenti amerikan, Xhorxh W Bush, dhe funksionarët e tjerë amerikanë në lidhje me ngjarjet e 11 Shtatorit janë të paimagjinueshme, sepse muslimanët arabë nuk mund të projektojnë dhe zbatojnë plane kaq të komplikuara si sulmet në Nju Jork dhe Uashington.
Ai theksoi se amerikanët dhe familjarët e viktimave të ngjarjeve të 11 Shtatorit gradualisht po kuptojnë rolin e qeverisë amerikane në këto ngjarje.