Disa hoxhallarë dhe nxënës të dijes shpesh marrin telefonata nga besimtarët për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me dijen, thir-rjen (da’ven), familjen, rininë, etj. Kjo padyshim se është pozitive, ngase, për aq kohë sa besimtarët konsultohen me hoxhallarët, punët nuk janë keq. Por, hoxhallarët dhe nxënësit e dijes, që thirren për këshillime ose konsulta, duhet ta dinë se ekzistojnë rregulla dhe parime se si duhet trajtuar konsulta dhe konsultuesit. Dijetarët kanë përmendur diç nga këto rregulla dhe parime:
1. Të qenit i sinqertë me Allahun para këshillimit, ngase sinqeriteti me Të hap rrugët e suksesit dhe thënies së të qëlluarave.
2.Respektimi i profilizimit dhe mosqasja gjërave për të cilat ai nuk është kompetent. Le të respektojë fushën e specializimit të tij. Nëse ka kompetencë, ta zëmë, të flet për dijen, atëherë të mos flet për çështjet tjera. Ose, nëse është nga ata që bëjnë rukje,të mos merr kompetencat dhe të flet për Dave.
3. Ndaje një kohë të përshtatshme për ty për të pranuar telefonatat për konsultime. Le të mos ndodhë që t’iu përgjigjesh telefonatave derisa ti je në treg, duke vozitur, pranon mysafirë, etj. Kësisoj do t’i hyje në hak (do t’i bëje padrejtësi) konsultuesit.
4. Kujdes me etikën gjatë telefonatës. Mos ia ndërpre bisedën me arsyetimin se e di problemin e tij, etj..
5. Mos jep përgjigje në formë të prerë sikur të ketë zbritur shpallje nga qielli, por thuaj “Ajo që mendoj unë”, “Përgjigja për këtë është kështu...”, etj.
6. Le të mos mërzisë dhe bëjë monoton biseda e gjatë e thirrësit për shkak se ai nuk të ka marrë në telefon pa pasur një hall të madh. Ai pret një zgjidhje prej teje andaj mos ia kompliko edhe më shumë gjendjen atij.
7. Nëse konsultuesi është femër, atëherë bëhu i devot-shëm që të mos ndikohesh nga biseda me të. Kujdes cytjet e djallit!
8. Nëse nuk e di përgjigjen, thuaj “nuk e di”, ngase kjo është më mirë se të japësh përgjigje pa dije.
9. Ndoshta, në raste të caktuara, është më mirë t’i propozosh konsultuesit takim të drejtpërdrejtë në zyrën tënde ose në xhami.
10. Në raste të caktuara nuk është keq që konsultuesin ta drejtosh tek gjykata nëse veç ka të bëjë rasti me gjykatësin.
11. Nëse ndodhesh në ambient të papërshtatshëm, p.sh. fëmijët bëjnë zhurmë, atëherë ndërroje ambientin ose kërko nga konsultuesi të merr në telefon më vonë.12. Shfaqe bashkëveprimin emocional me konsultuesin dhe bëhu i sinqertë me këtë. Pra, ndaj me të hallin e tij.
13. Gjatë bisedës mos harro të lutesh për të në mënyrë që ai të ndiej afërsinë, respektin, mëshirën dhe edukatën tënde me të.
14. Mos e ndërpre bisedën me arsyetimin se po dëshi-ron t’ia kursesh kohën ose për shkak se problemi është i thjeshtë për shkak se ai nuk të ka marrë në telefon pa e menduar problemin e tij si serioz.
15. Mos u lësho gjatë në përgjigje që më pas të mos harrojë konsultuesi bazën e përgjigjes sate