Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Xhibrili a.s. Imam i Pejgamberit s.a.v.s. Wed 14 Sep 2011 - 11:46 | |
| Na ka treguar Museddedi, na ka treguar Jahjau, nga Sufjani këtij i ka treguar Abdurrahman b. Fulani b. Ebu Rebia, ky nga Hakim b. Hakimi, ky nga Nafi b. Xhubejr b. Mut’imi, ky nga Ibni Abbasi, i cili thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë.:
“Xhebraili alejhis-selam më ka dalur imam dy herë (dy ditë) ke shtëpia (e shenjtë, Qabja). Ma ka falur drekën kur dielli filloi të anojë nga zeniti (në drejtim të perëndimit) në një masë të nallanës. Ikindinë ma ka falur kur hija e gjësendit ishte sa vet sendi. Ma ka falur, d.m.th. akshamin kur agjëruesi bën iftar (d.m.th. pasi që ka perenduar dielli dhe pasi që ka filluar mbrëmja). Jacinë ma ka falur kur ka humbur kuqërina e horizontit (rrezet e kuqe të cilat paraqiten në horizont pas perëndimit të diellit). Ma ka falur sabahun kur i ndalohet ushqimi dhe pija agjëruesit (d.m.th. kur ka filluar të gdhijë mëngjesi).” Të nesërmen (ditën e dytë) drekën ma ka falur atëherë kur hija e gjësendit ishte sa vet sendi. Ikindinë ma ka falur atëherë kur hija e gjësendit ishte sa dy herë sendi. Ma ka falur akshamin atëherë kur agjëruesi bën iftar. Ma ka falur jacinë në një të tretën (1\3) e natës, kurse sabahun ma ka falur atëherë kur janë shpërndarë rrezet e agimit. Pastaj mu është kthyar (Xhebraili) duke më thënë: “O Muhammed! kjo është koha (e namazeve) të pejgamberëve para teje dhe koha (e lejuar e çdo namazi për t'u falur) është në mes këtyre dy kohëve.” | |
|
besiminezemer Motrat islame
Numri i postimeve : 141 Data e regjistrimit : 06/09/2011
| Titulli: Re: Xhibrili a.s. Imam i Pejgamberit s.a.v.s. Wed 14 Sep 2011 - 13:03 | |
| ALLAHU TE SHPERBLEFTE.AMIN | |
|