Imam Hanbeli dhe Furrtari
Përktheu: Jasir Krasniqi
Imam Ahmed ibn Hanbeli –Zoti qoftë i kënaqur me të- shkoi në një qytet tjetër dhe dëshiroi të kalonte natën e tij në xhami, por rojtari e ndaloi dhe nuk e la por as që e njifte Imam Ahmedin…
E pa këtë Imam një bukëpjekës dhe pa e njohur i ofroi fjetje tek ky (bukëpjekësi), dhe Imami pranoi të shkonte,bukëpjekësi filloi ti përgatit pak bukë Imamit dhe ende nuk e njifte se është Imam Ahmedi.
Prej momentit që u takua me të, bukëpjekësi binte istigfar shumë (kërkonte falje Allahut xh.sh.-estagfirullah), aq shumë dhe pa ia nda kërkonte falje Allahut xh.sh.
Të nesërmen Imami e pyeti për istigfarin e tij se a e kishte gjetur frytet e saj, ngase Imami e dinte se shtimi i fjalës ESTAGFIRULLAH- I KËRKOJ FALJE ALLAHUT, kishte edhe frytet e saj.
Bukëpjekësi tha: po, i kam gjetur frytet e saj ngase ska pas lutje që jam lutur e që s’më është përgjigjur Allahu xh.sh. përveç një lutje.
Cila është ajo, i thotë Imami?
I përgjigjet bukëpjekësi duke i thënë se ajo lutje është ‘’të ma mundësoi Allahu të takohem me Imam Ahmed ibn Hanbeli’’.
Atëherë Imam Hanbeli tha se Allahu ta paska plotësuar edhe këtë lutje pasi që unë jam Imam Ahmedi b. Hanbeli dhe se urtësia e Allahut deshi që mos ta kaloj natën në Xhami por në mikpritjen tënde.
Furrtarit iu mbushën syt me lotë ia puthi ballin Imamit në shenjë respekti dhe e falenderoj Allahun që ia pranoi edhe këtë lutje.