Mr.Uzeir-Ibrahimi S.Moderator
Numri i postimeve : 1543 Data e regjistrimit : 19/12/2009 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.
| | Imam Ebu Habifeja dhe nxensi i tij | |
Imam Ebu Habifeja dhe nxensi i tij Imam Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë, e donte së tepërmi nxënësin e tij Ebu Jusufin, ngase tek ai kishte vërejtur një zgjuarsi te rrallë. Një ditë Ebu Jusufi, Allahu e mëshiroftë sëmuret. Shkon Ebu Hanifja ta vizitoj, dhe kur e pa se ishte në shtrat të vdekjes, u mërzit shumë, dhe tha: shpresoja dhe gëzohesha që ti do vazhdosh rrugën time pas meje, por ja që Allahu nuk paska dashur që të ndodhë një gjë e tillë. Ditët kaluan dhe dëshira e Allahut ishte që Ebu Jusufi edhe përkundër sëmundjes së rëndë të mos vdes, por t'i kthehet prapë jetës normale. Një njeri shkoi te Ebu Jusufi dhe i tha: ti ske më nëvojë të mësosh te imami yt Ebu Hanife, a nuk dëgjove çka tha për ty, sa ishe i sëmurë? Ndërsa Ebu Jusufi si i ri që ishte, i mbushur me entuaizëm, por edhe eufori, iu mbush mendja që s'ka më nëvojë të vazhdoj mësimet te imami i tij. Kështu që vendosi të mbaj ligjërata në të njëjtën xhami ku mbante edhe Ebu Hanife, madje vendi nga ku ai ligjëronte ishte shumë afër vendit ku ligjëronte, imami i tij Ebu Hanife. Kur pa Ebu Hanife, se çka kishte bërë Ebu Jusufi, e porositi njërin nga nxënësit e vet të shkoj te Ebu Jusufi dhe t'i parashtroj këto pyetje: 1.Një njeri ka quar pallton (xhyben) te rrobaqepësi për ta shkurtuar, mirëpo kur shkon ta kërkoj atë, rrobaqepësi e mohon ta ketë pranuar palltën e tij. Pas këmbënguljes nga pronari i palltos, rrobaqepësi e gjen pallton, që e kishte shkurtuar. Pyetja është kjo: rrobaqepësi a meriton të paguhet për punën që ka bërë? Nëse të thotë po, thuaj gabim e ke, por edhe nëse të thotë jo, thuaj gabim e ke. 2.Vepra e parë me të cilën futemi në namaz, a është farz (obligative) apo sunet (e pëlqyer)? Nëse thotë është farz, thuaj gabim e ke, nëse thotë sunet, prapë thuaj gabim e ke. 3.Nëse në një enë në të cilën është duke u zier mishi, bie zogu i cili fluturon mbi të, a lejohet ngrënia, e mishit që është duke u zier? Nëse thotë po, thuaj gabim e ke, nëse thotë jo, thuaj gabim e ke. 4.Nëse një grua nga Ithtarët e Librit (ehlu-l-kitab), e cila ka qenë e martuar me musliman, ka vdekur duke qenë shtatzënë, ku varroset ajo? Nëse thotë, në varrezat e muslimanëve thuaj gabim e ke, nëse thotë në varrezat e krishterëve, thuaj gabim e ke. Nxënësi i porositur me pyetje, i afrohet Ebu Jusufit dhe ia paraqet pyetjet me të cilat e ngarkoi Ebu Hanife. Ebu Jusufi në çdo pyetje jepte nga dy përgjigje, ashtu sikur e kishte paramenduar Ebu Hanife dhe sa sa herë përgjigjej, ai ia kthente: gabim e ke. Me të kuptuar burimin e pyetjeve dhe qëllimin e tyre, Ebu Jusufi u bind se akoma nuk është përgatitur për të ligjëruar e për të dhënë fetva (përgjigje në çështje të fesë). Ndërpreu ligjërimin, shkoi pranë Ebu Hanifes dhe me zë të ulët tha: imam kam disa pyetje. Ai nuk po e shikon. Ky e përsëriti kërkesën disa herë, derisa Ebu Hanife kthehet nga ai dhe i thotë: po, cilat janë ato pyetje? Ebu Jusufi kokën ulur ia ktheu: o imam ato pyetjet që mi bëri më herët ai burri, ato ishin tuajat, sepse nuk i din çdo kush ato. Atëherë Ebu Hanife filloi duke iu përgjigjur një nga një: 1.Nëse rrobaqepësi ka shkurtuar pallton sipas gjatësisë së vet, nuk paguhet, sepse ka dashur ta ndal për vete, e nëse e ka shkurtuar sipas gjatësisë së pronarit të palltës, paguhet. 2.Në namaz në të njëjtën kohë futemi edhe me farz edhe me sunet, futemi me tekbirin fillestar, ku fjala Allahu Ekber është farz, ndërsa ngritja e duarve deri te veshët është sunet. 3.Sa i përket mishit, nëse zogu bie në të para se të zihet, hudhet mishi, e nëse ka rënë pasi të jet zier, pastrohet mishit tre herë, dhe lejohet ngrënia e tij. 4.Ndërsa gruaja e krishterë, varroset në varrezat e çifutëve, në atë mënyrë që shpina e saj drejtohet nga kibla, ndërsa fytyra e fëmijës në barkun e saj, të jet nga kibla. Pas këtyre përgjigjeve, e kuptoi Ebu Jusufi nxitimin e tij, u kthye prapë të mësoj tek Ebu Hanife, dhe ashtu vazhdoi deri sa u burgos Ebu Hanife.
| |
|