Parlamenti grek ka miratuar të enjten (dt. 8 shtator 2011)
projektligjin për ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë, pas kërkesës
shumëvjeçare (që nga viti 1983) nga banorët myslimanë. Deri tani, Athina
ishte kryeqyteti i vetëm i Unionit Evropian, që nuk kishte xhami në
hartën e saj dhe ku myslimanët i kanë kryer lutjet e tyre nëpër shtëpi,
qendra kulturore, magazina apo sheshe.
Mediat greke njoftojnë se objekti i shumëpritur nga myslimanët është
llogaritur të kushtojë rreth 15 milionë euro, shifër kjo që sipas tyre
pritet të mbulohet nga buxheti i shtetit.
Në Greqi aktualisht jetojnë rreth 1.5 milion myslimanë, me origjinë nga Shqipëria, shtetet arabe, nga Afrika dhe India.
(KMSH)