islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
77 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 77 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Empty96%GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Empty0%GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Empty0%GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Empty0%GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Empty1%GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Empty2%GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Shemsi
S.Moderator
S.Moderator
Shemsi


Numri i postimeve : 1500
Data e regjistrimit : 26/11/2009
Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland

GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Empty
MesazhTitulli: GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE   GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyMon 19 Sep 2011 - 10:36

GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Genjeshtra(1)

GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE
SHKRUAN: ALAUDIN ABAZI

Gënjeshtra është një veçori e urryer, një cilësi e keqe, një vepër e poshtëruar, por fatkeqësisht edhe fenomen i përhapur pothuajse në të gjitha mjediset shoqërore; në biseda të lira, takime, punë, marrëdhënie të ndryshme ndërnjerëzore, shkollë, studime, etj. Është bërë e pamundur që asaj t`i shpëtojnë i vogël e i madh, mashkull e femër dhe të gjithë njerëzit në përgjithësi, përveç atyre që Allahu i begatoi me mirësinë e Tij.

Gënjeshtra u shndërrua në pronë (mall shitjeje) e tregtarëve, bashkëshortëve, studentëve, shkrimtarëve, masmediave, atyre që merren me art... dhe është bërë e pamundur njeriu të kuptojë se kush nga këta është i sinqerti.

Në Islam gënjeshtra është e ndaluar dhe konsiderohet si një ndër mëkatet e mëdha. Si gënjeshtër definohet çdo thënie që kundërshton realitetin (të vërtetën).

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Mallkuar qofshin gënjeshtarët!” (Dharijat, 10).

Ja edhe disa hadithe që vërtetojnë shëmtinë e gënjeshtrës: - Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:

- “Gabimet më të shumta të birit të Ademit (njeriut) janë ato që shkaktohen nga gjuha”, shënon Taberaniu.

- “Gënjeshtra është krim dhe që të dyja (edhe gënjeshtra edhe krimi) të dërgojnë në zjarr”.

- "Gënjeshtra shpie në prishje, kurse prishja shpie në Xhehenem (ferr). Me të vërtet njeriu vazhdon të gënjejë në çdo punë derisa tek Allahu shkruhet gënjeshtar". Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Se gënjeshtra është e keqe dhe se është e ndaluar nuk është vërtetuar vetëm në mësimet Islame, por ajo trajtohet si e keqe dhe e papranuar, pothuajse në të gjitha fetë dhe civilizimet.

Urtësia në këtë (pra se gënjeshtra është e ndaluar) është se Allahu i Lartësuar ka dashur që marrëdhëniet njerëzore të ngrihen në themele të çiltërsisë dhe sinqeritetit, në të kundërtën çdo formë tjetër e raportit që mund të ndërtohet mbi hipokrizi dhe tradhti edhe, nëse mund të ekzistoj si e tillë, ajo nuk është e ndershme dhe jetëgjatë.

Por, pasi që Islami në ndalimin e gjërave dhe urdhërimin e të tjerave synon objektivat me të cilat ruhet dinjiteti i njeriut dhe realizohet arritja e përsosmërisë së tij, ekzistojnë disa raste në të cilat tejkalohet kjo ndalesë dhe gënjeshtra bëhet e lejuar. Para se t`i përmendim rastet në të cilat lejohet gënjeshtra, dëshirojmë të bëjmë një vërejtje të rëndësishme në këtë drejtim, ajo është se shkaku pse Islami e fali gënjeshtrën në këto raste, nuk është pa ndonjë qëllim, por ajo me veti sjell objektiva mjaft të rëndësishme, disa nga të cilat edhe do t`i përmendim, posaçërisht kur të flasim rreth gënjeshtrës ndërmjet bashkëshortëve.

Rastet në cilat lejohet gënjeshtra në përgjithësi

Sipas shënimit të Muslimit, Umu Kulthum njëra nga sahabiet e Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:

“Nuk kam dëgjuar se Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka lejuar në ndonjë rast gënjeshtrën, përveç këtyre tri rasteve:

- pajtimin ndërmjet njerëzve (të ngatërruar),

- në luftë,

- apo burri ta gënjejë gruan e tij dhe gruaja burrin e saj”.

Nga hadithi i lartpërmendur mund të përmbledhim se gënjeshtra është e lejuar në këto raste:

1. Gjatë luftës, do të thotë kur myslimanët janë në luftë, atëherë kanë të drejtë të mos jenë të sinqertë me armiqtë e tyre, pasi që me këtë edhe nuk arrihet luftimi i tyre. Neve na është e njohur se kur Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, përgatiste në Medinë ndonjë ekspeditë për të dalë në luftë kundër armikut nisej me paralajmërimin se shkon drejt perëndimit kurse ai, ia mësynte lindjes, e kështu me radhë. Por, në këtë gënjeshtër të lejuar nuk përfshihet rasti kur vendosim marrëveshje me armikun (nënshkrim i paktit për ndonjë çështje të caktuar si p.sh. armëpushim, etj.) dhe pastaj ta tradhtojmë atë, kjo në asnjë formë nuk është e lejuar.

2. Rasti tjetër kur lejohet gënjeshtra është atëherë kur dikush ndërmjetëson mes dy të ngatërruarve dhe mundohet t`i pajtojë ata. Në këtë lloj të gënjeshtrës kalohet vetëm në rast të domosdoshmërisë dhe aq sa është e nevojshme kjo, sikur t`i thuash njërit nga të ngatërruarit se tjetri ka mendim të mirë për ty, ose flet mirë, ose është i interesuar të pajtohet dhe gjëra të këtilla. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Nuk është gënjeshtar ai i cili pajton ndërmjet njerëzve dhe nxit në këtë, ose e thotë ndonjë fjalë të mirë”. (shënon Buhariu dhe Muslimi).

3. Rasti i tretë se kur lejohet gënjeshtra është ndërmjet bashkëshortëve. Ky është rasti për të cilin do të zgjerohemi më shumë pasi që ndodh më shpesh, se çdo myslimani e myslimaneje në moshë të rritur i është e nevojshme ta kuptoj këtë ashtu siç duhet, me qëllim që në martesë të mos bëjë mëkat ose padrejtësi ndaj partnerit tjetër, me pretekstin se ai me këtë është duke aplikuar një lehtësim me të cilën është i liruar me mësimet Islame.

Martesa dhe sinqeriteti

Në fillim të kësaj duhet ta kemi parasysh se marrëdhëniet ndërmjet burrit dhe gruas duhet të janë të ndërtuara në sinqeritet dhe çiltërsi. Për këtë, çdo formë e bashkimit të tyre duke e përdorur gënjeshtrën është e ndaluar dhe e papranuar, prandaj edhe jo pak herë dëgjojmë për ndonjë çift të pasuksesshëm, që shkak i prishjes së martesës së tyre ishin gënjeshtrat dhe premtimet e bëra gjatë fushatës paramartesore.

Por, meqë Islami në ligjet e tij të përcaktuara si objektiv të rëndësishëm e ka ruajtjen e pasardhësve dhe nderit, ose të themi më qartë ruajtjen e familjes, atëherë gënjeshtra ndërmjet burrit dhe gruas nganjëherë, konsiderohet përjashtim nga ndalesa e përgjithshme. Me fjalë tjera, gënjeshtra ndërmjet burrit dhe gruas është e lejuar në rastet kur ajo (gënjeshtra) ndalon ndonjë të keqe më të madhe apo realizon një dobi më të përgjithshme.

Mirëpo atë që duhet ta dimë me këtë rast është se ky lejim i gënjeshtrës në Islam nuk nënkupton se ndërmjet burrit dhe gruas është e lejuar gënjeshtra pa asnjë kriter dhe ai që mendon kështu, nuk e ka kuptuar domethënien e hadithit të sipërpërmendur. Madje ajo që është edhe më e keqe, ky keqkuptim ka mundësi t`i sjellë bashkëshortët në situata që ta humbin besimin e ndërsjellë dhe të vijë deri te ndarja e tyre. Prandaj edhe është e nevojshme të qartësohet domethënia e hadithit të sipërpërmendur.

Hadithi në fjalë nuk lejon që gruaja të kryejë ndonjë vepër të ndaluar, si p.sh.: dalja nga shtëpia e burrit pa dijen e burrit dhe pastaj ta gënjejë atë, ose burri me anë të gënjeshtrave të realizojë interesat personale duke e shpërfillur dhe shfrytëzuar gruan e tij. Të gjitha këto janë të ndaluara dhe në asnjë formë nuk nënkuptohen nga hadithi i sipërpërmendur.

Cila është gënjeshtra e lejuar ndërmjet bashkëshortëve

Gënjeshtra e lejuar nuk është ajo që nënkupton mundësimin e kryerjes së ndonjë ndalese, apo tejkalimin kufijve të përcaktuar. Por, është ajo gënjeshtër të cilën do ta thoshte burri, respektivisht gruaja, me qëllim që ta ndërpriste ndonjë mospajtim të panevojshëm, ose do ta shuante urrejtjen dhe shtonte dashurinë e ndërsjellë, ose do ta largonte hidhërimin dhe sillte gëzimin, pastaj ajo gënjeshtër me të cilën burri nuk do ta informonte gruan apo anasjelltas me të gjitha sekretet personale, ose edhe kryerja e ndonjë vepre e cila nuk është e ndaluar, por nuk e pëlqen burri, respektivisht gruaja, etj. Do të cekim edhe disa shembuj të kuptohet më qartë kjo:

1. Nëse burri\gruaja nuk është i\e kënaqur në martesë, ose në një periudhë nuk ndien dashuri ndaj partner-it\es. Kur të pyetet ai ose ajo në këtë të përgjigjet në kundërshtim me realitetin.

2. Bashkëshortit i ka pëlqyer ndonjë femër para martesës dhe është interesuar ta martojë atë para gruas që e ka tani. Nëse ai pyetet për një gjë të tillë nga ana e gruas dhe ai e di se pohimi i një gjëje të tillë, do ta mërziste gruan dhe do të nxiste xhelozi, atëherë lejohet ta heshtë këtë realitet. E njëjta vlen edhe për gruan.

3. Nëse burri blen një dhuratë që ta gëzojë gruan, por kjo edhe pse do t`i pëlqente gruas ka çmim të ultë, atij i lejohet ta shtoj vlerën e çmimit, që tek ajo të shtohet dashuria dhe respekti.

4. Nëse familja e gruas flasin keq për burrin dhe gruaja e thotë të kundërtën me qëllim të afrimit ndërmjet tyre.

5. Është e mundur që gruas mos t`i pëlqejë familja e burrit, apo forma e shtëpisë, mobiliet, etj. Ajo të deklarohet me të kundërtën.

Këta janë disa nga shembujt që tregojnë se çfarë është ajo që i lejohet burrit ta gënjejë gruan dhe anasjelltas. Kjo formë e gënjeshtrës është ajo e lejuara në Islam dhe disa e quajnë këtë edhe “gënjeshtër e bardhë”. Pra shumë qartë vërehet se cili është qëllimi me këtë gënjeshtër; ndërprerja e mospajtimeve të panevojshme, që janë shumë të ndjeshme ndërmjet burrit dhe gruas, pastaj shtimi i dashurisë me fjalë të ëmbla dhe të këndshme, ku nga këto që thuhen është e mundur mos të jenë edhe aq të vërteta.

Një studim që është kryer në Universitetin e Kalifornisë vërteton se është e mundur që sinqeriteti i plotë (absolut) ndërmjet bashkëshortëve të jetë më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm në martesë. Suzi Kenith udhëheqësja e këtij studimi thekson se konkluza e këtij studimi vërteton se ekzistojnë disa të vërteta të dëmshme që do të mund ta shkatërronin jetën bashkëshortore. Në anën tjetër, ajo vërteton se janë disa gjëra tjera në të cilat nuk bënë dobi gënjeshtra ndërmjet bashkëshortëve. Duke mos hyrë në analizimin e këtij studimi themi se Islami shumë kohë më parë ka vërtetuar një gjë të tillë, ashtu siç kuptuam nga hadithi i mëparshëm. Gjithashtu, Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e këshillon një grua duke i thënë: “Nëse ndonjëra nga ju (gratë) nuk e do burrin e saj, mos t`ia shpreh këtë atij, pasi që jo të gjitha familjet ndërtohen mbi themelin e dashurisë”. Qëllimi i Omerit nuk ishte mënjanimi i një kriteri të rëndësishëm e ajo është dashuria, por ai i këshillon ato që për ta ruajtur jetën bashkëshortore, disa gjëra duhet të heshten. Prandaj edhe Allahu i Lartësuar i këshillon bashkëshortët të cilët nuk ndiejnë dashuri ndaj grave të tyre dhe i urrejnë ato, që të bëjnë durim dhe të mos nxitojnë me shkurorëzimin e tyre, pasi që dashuria është relative dhe ne periudha të caktuara mund të dobësohet. Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse i urreni ato (gratë tuaja), bëni durim pasi që është e mundur ju të urreni diçka, ndërsa nga ajo Allahu të japë shumë të mira”. Nisa, 19.

Kurse gënjeshtrat me të cilat bëhet thyerja e premtimeve të dhëna, realizohen interesa personale në llogari të bashkëshortes dhe gjërave të ngjashme janë të ndaluara dhe, padyshim, përhapja e gjërave të tilla i bën partnerët të humbin besimin e ndërsjellë. Prandaj është e domosdoshme ta kuptojnë bashkëshortët qëllimin e gënjeshtrës në këto raste, e ajo është për forcimin e lidhjes ndërmjet partnerëve, shtimin e dashurisë së ndërsjellë, ruajtjen e jetës bashkëshortore dhe ndalimin e rrënimit të saj, e në asnjë mënyrë përligjjen e padrejtësive që i shkakton burri, respektivisht gruaja ndaj partnerit, arsyetimin e neglizhencës në llogari të tjetrit dhe gjëra të ngjashme.

Në lidhje me këtë Ibën Haxheri në librin “Fet`hul Bari” thotë: Dijetarët janë pajtuar se gënjeshtra (e lejuar) ndërmjet bashkëshortëve është ajo që nuk cenon të drejtën e burrit gjegjësisht gruas dhe ajo (gënjeshtër) që nuk e bënë ta marrë burri atë që nuk është e tij ose gruaja atë që nuk është e saj”.

Neveviu, nga ana tjetër, gjatë komentimit të pjesës së hadithit të lartpërmendur: ”...ta gënjejë burri gruan e tij apo gruaja burrin e saj”, në koleksionin e Muslimit thotë: “Gënjeshtra e burrit ndaj gruas së tij dhe anasjelltas është me qëllim të shprehjes së dashurisë e fjalës me të cilën ai nuk është i obliguar dhe gjëra të ngjashme. Kurse mashtrimi për të larguar obligimin nga vetja si për burrin ashtu edhe për gruan apo marrjen e një gjëje që nuk i takon atij/asaj, kjo është haram me konsensus të myslimanëve”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona


Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 36
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE Empty
MesazhTitulli: Re: GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE   GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE EmptyMon 19 Sep 2011 - 13:29

Es-selamu Alejkum Vella Shemsi All-llahu ju shperblefte per kete Teme .... por kete teme e vendosa teke rubrika "Gruaja dhe familja në Islam" se ju e keni vendose teke "Temat Islame"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
 
GËNJESHTRA NDËRMJET BASHKËSHORTËVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Gruaja dhe Familja] Marrëdhënia ndërmjet bashkëshortëve:Një perspektivë kuranore
» Drejtësia dhe Gënjeshtra
» Gënjeshtra në cështjen mrtesaore
» Vlera që u jepte Profeti a.s bashkëshorteve
» bashkimi i 2 bashkeshorteve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Gruaja dhe familja :: Gruaja dhe familja në Islam-
Kërce tek: