"Miss Myslimania 2011", konkursi i bukurisë me perçe
Transmetuar më 19.09.2011 15:57
Xhakarta, 19 shtator, NOA - Një konkurs i veçantë bukurie, me gra myslimane të cilat mund të lexojnë Kur'anin e Shenjtë në gjuhën arabe dhe mund të marrin pjesë në mirëqenien e shoqërisë së tyre është mbajtur në Xhakarta të Indonezisë, i titulluar "Muslim Miss Universe". Evenimenti i bërë me dije nga faqet me lajme mbi botën myslimane, tregon më tej sesi ky është i pari konkurs bukurie në në botën islame.
Organizatori i saj tregon sesi në këtë garë, konkurrentet janë mbuluar që të gjitha, me përjashtim të fytyrës dhe duarve të tyre.
Kanë qenë në finale 10 gra myslimane të bukura, të veshura me rroba shumëngjyrëshe dhe u ulën në dysheme për të recituar vargjet e Kur'anit të Shenjtë.
Këto gra të reja ishin të gjitha finalistet e Bukurisë Myslimane për vitin 2011, të cilat kanë mbërritur aty pas një rrugëtimi të gjatë konkurrimi në internet. Gratë myslimane ishin mes moshave 18 dhe 24 vjeç, rreth 165 centimetra të gjata dhe duhej të lexonin rrjedhshëm Kur'anin në gjuhën arabe dhe në një gjuhë tjetër të huaj.
Edhe pse të veshura, organizatorët vlerësuan se bukuria e vërtetë e femrave buron nga brenda tyre.
"Një grua me të vërtetë e bukur është dikush që frymëzon njerëz të tjerë dhe përfitime", pohuan ata.
Ngjarja pritet gjithashtu të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës myslimane, që po mbahet në vend me popullsinë më të madhe myslimane në botë.
"Indonezia ka popullsinë më të madhe myslimane. Kjo është arsyeja pse ajo duhet të jetë Meka për bukurinë muslimane dhe modës në botë", përfunduan organizatorët.