Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Francë, rasti i parë i burgosjes për perçe. Atë e ndalon edhe Kanadaja Wed 14 Dec 2011 - 10:16 | |
| Një nënë 32-vjeçare do të shndërrohet në të parën që do të burgoset në Francë për refuzimin e heqjes së perçes së plotë në publik, raporton Top Channel.
Hind Ahmas, mbajtëse e një pasaporte franceze, refuzon të pranojë legjitimitetin e vendimit të marrë nga një gjykatë në Paris më parë gjatë vitit dhe do të burgoset për 15 ditë, gjatë të cilëve është e detyruar të marrë kurse për të drejtat dhe detyrimet civile.
Ajo u arrestua në mënyrë të përsëritur në kryeqytetin francez, duke shkelur ligjin që detyron qytetarët të mos mbajnë veshje që u fshehin fytyrën, për arsye sigurie. Ligji ka goditur veçanërisht besimtarët muslimanë, me femrat që u lejohet të mbajnë perçe, por jo burka, siç quhet veshja që mbulon krejtësisht trupin, me përjashtim të syve.
Ishte presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ai që ndërmori nismën e shumëdebatuar të këtyre kufizimeve. Ahmasit nuk iu lejua e drejta e apelit, pasi ajo nuk shfaqi asnjë shenjë pendese dhe në gjykatë vazhdoi të paraqitej e mbuluar.
Megjithatë, asaj iu bë e qartë nga avokati i saj se nëse nuk do të pranojë kufizimet e ligjit në ambientet publike, atëherë përballet me mundësinë që të dënohet me dy vjet burg dhe një gjobë prej 30 mijë eurosh.
”Nuk ka asnjë mundësi që unë të heq burkën. Nuk do ta bëj kurrë. Janë gjykatësit ata që duhet të marrin leksione për të drejtat civile dhe jo unë”, u shpreh Ahmas
Gruaja, e cila ka refuzuar të paguajë një gjobë prej 100 eurosh për këtë shkelje, ka sfiduar vendimin e gjykatës franceze duke pretenduar se do ta dërgojë çështjen në gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Kanada, ndalohet mbulimi i fytyrës
¨Tashmë Qeveria e Kanadasë ka prezantuar një vendim, në të cilën ndalon mbajtjen e burkës islamike, gjatë betimit për marrjen e nënshtetësisë kanadeze.
Ndër të tjera, Ministri i Nënshtetësisë dhe Emigracionit, Jason Kenney deklaroi se të gjithë ata persona që dëshirojnë të kenë nënshtetësinë kanadeze, duhet që të tregojnë fytyrën dhe jo ta mbulojnë.
940 mijë myslimanë jetojnë në Kanada, duke përbërë rreth 2.8 % të popullsisë. Kanadaja po shqyrton zgjerimin e ndalimit të burkës në zyrat e qeverisë, shkolla dhe spitale. Shtetet e tjera të cilat ndalojnë mbulimin e fytyrës janë Franca dhe Belgjika. | |
|