Kanadaja lejon bartjen e hixhabit për gratë që punojnë në polici
Policia e qytetit Toronto ka miratuar lejen për bartjen e hixhabit për gratë muslimane që punojnë në polici
Sipas raportit të bazës informative 'Canoe " zyrtarët e gjykatës së qytetit të Torontos pesë muaj më parë kanë aprovuar bartjen e hixhabit për gratë police që i përkasin besimit islam, por policia e këtij qyteti nuk e ka zbatuar këtë vendim të gjykatës.
Mona Tabesh e cila punon si asistente në shërbimin policor të Torontos, është e vetmja muslimane që punon në këtë mjedis me hixhab. Ajo tani me këtë ligj të ri mundet lirisht dhe pa kurrfar presioni t’i vazhdoj detyrat e saj.