Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: [Teknologji dhe Shkencë] Së shpejti në treg edhe vaksina e parë hallall Thu 8 May 2014 - 20:18 | |
| Në përpjekje për të përmbushur nevojat e muslimanëve në mbarë botën, një korporatë Malajziase ka publikuar planet për prodhimin e vaksinës së parë hallall deri në vitin 2017. "Ne jemi duke shqyrtuar të gjitha mënyrat për ta prodhuar vaksinën hallall, shpresojmë që këtë do ta bëjmë sa më shpejtë të jetë e mundur", tha Jameel Bidin, Drejtori gjeneral i Korporatës për zhvillimin e industrisë hallall (HDC). "Vaksinat, në të cilat janë duke punuar shkencëtarët dhe ekspertët e sheriatit, vendorë dhe ndërkombëtarë, duhet ta trajtojnë meningjitin hepatitin dhe sëmundjet meningokoke", u tha ai gazetarëve gjatë hapjes së Javës Botërore të Hallallit 2014 në Kuala Lumpur të Malajzisë. Me një buxhet prej 100 milionë dollarë, HDC dhe Korporata e paemëruar saudite premtojnë se brenda tre viteve do të ofrojnë vaksina për meningjit, hepatit dhe infeksione meningokoke. Sipas ministrit malajzias për Tregtinë dhe Industrinë Ndërkombëtare, Datuk Seri Mustapa Mohamed, “vaksinat hallall do të ndihmojnë në zbutjen e frikës dhe dyshimeve që ekzistojnë në mesin e muslimanëve në lidhje me integritetin e produktit." Vaksinat e reja hallall do të ekstraktohen nga kafshët të cilat janë të therura sipas sheriatit . Prodhuesit gjithashtu premtojnë se do të përjashtojnë substancat e derrit nga prodhimi i vaksinave. Vaksina e parë hallall për meningjit do të ndihmojë mijëra haxhinjë të cilët janë në rrezik të infektimit me këtë sëmundje. Vaksinat për meningjit në Perëndim janë me origjinë derri. "Më së shumti jemi fokusuar në vaksinat e meningjitit, të cilat janë të nevojshme për muslimanët që synojnë të kryejnë haxhin dhe të cilat aktualisht janë me origjinë derri", thotë Bidin. "Për vaksinat, pa bazë derri, do të ketë kërkesë të madhe jo vetëm nga muslimanët, por edhe nga jo-muslimanët. Sapo të dëgjojnë për këtë vaksinë, njerëzit menjëherë do të kërkojnë një alternativë. Pas prodhimit të këtyre tri vaksinave, ne do të fillojmë me prodhimin e të tjerave", thotë Bidin. Meningjiti, sëmundja më e shpeshtë e infeksioneve të meningjokokut është infeksion i lëvores cerebrale dhe shtyllës kurrizore. Infeksioni mund të përhapet në indet e trurit dhe të shkaktojë dëmtim të trurit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), 5 deri në 10 për qind të pacientëve vdesin nga kjo sëmundje Me ofertën e vaksinimit hallall, HDC synon standardizimin e certifikimit hallall në të gjitha vendet muslimane. "Malajzia në bashkëpunim me Turqinë është duke u përpjekur që të kapërcej dallimet e certifikimit hallall në të gjitha vendet muslimane dhe të arrij kriteret e reja të standardizimit që do të zbatohen në të gjitha vendet e OKI", thotë Bidin. | |
|