Qyteti i Podujeves, pikerisht qendra e saj, së shpejti do te behet edhe me një xhami të madhe
Ky qëndrim erdhi dy ditë më parë nga kreu i Komunës z. Agim Veliu pas një dreke pune të cilën e shtroi Kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë z. Bekim Jashari për kreun e Komunës si dhe gjithë imamët e Llapit, në restorantin Adriatiku në Orllan.
z. Veliu para imamëve kumtoi vendimin e tij si dhe të bordit të drejtorëve që Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë t’i ndahet një parcellë për ndërtimin e xhamisë.
Ky vendim vjen pas kërkesës së Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë me në krye Kryetarin z. Bekim Jashari i cili që në fillim të mandatit të tij në krye të KBI-së i patë parashtruar dy objektivat kryesore të tij dhe të Këshillit që ky drejton; kompensimin e shpenzimeve të varrimit si dhe parcellën për ndërtimin e xhamisë.
z. Jashari u shpreh se këto dy objektiva tashmë janë realitet sepse e para veç ka filluar të zbatohet që nga data 1 maj 2013 kurse tani është bërë edhe realitet objektivi i dytë, ndërtimi i xhamisë. Andaj falënderoj Kuvendin Komunal dhe kreun e Komunës që miratuan pa hezitim këto kërkesa tona.
Nga ana e tij, Kryetari Veliu theksoj se është i nderuar që po u bën një shërbim modest qytetarëve, nevojave të tyre si dhe Bashkësisë Islame. Ai çmoi lartë bashkëpunimin me institucionin e Bashkësisë Islame të Podujevës duke thënë se në vazhdimësi do të mbështesë kërkesat e këtij institucioni. /radiodituria/