Më në fund del në treg një ekran i pathyeshëm telefonash. Marka e celularëve “LG” do të hedhë në treg muajin e ardhshëm celularin “LG” me ekran të pathyeshëm.
Ekrani është i përbërë nga substrakte plastike të bashkangjitura në një pajisje të lakuar, dhe pritet të dalë muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut, nga firma e telefonëve “G Flex”.
Ekrani me 6 inç, do të jetë ekrani i parë fleksibël për “smartphones” dhe “tablets” si dhe do të ketë një bateri të veçantë të lakuar, e cila do t’i përshtatet çdolloj pajisjeje të lakuar.
(KP)