Një ditë Malik bin Dinari kalonte në treg dhe pa disa fiq të cilët i pëlqyen shumë, nuk e posedonte vlerën e tyre andaj kërkoi nga shitësi i fiqve që t'ia mundësonte pagesën e tyre më vonë. Shitësi e refuzoje këtë ofertë nga Maliku, kështu ai i ofroi lënien e kepuceve të tij derisa t' ia sillte pjesën tjetër të parave, por ja që shitësi edhe kësaj radhe e refuzoje ofertën e Malik bin Dinar-it.
Maliku u largua pa shtuar asgjë më shumë, ndërsa me të larguar të tij njerëzit nxituan për tek shitësi duke i treguar se kush ishte ai. Me të kuptuar këtë shitësi e mori të tërë shportën dhe përmes robit të tij ia dërgoi Malik bin Dinarit. E për të arritur deri tek pranimi i dhuratës nga Malik bin Dinar, shitësi ia kishte kushtëzuar lirinë robit të vetë me pranimin e dhuratës, nëse Malik bin Dinar e pranon shportën me fiq atëherë robi i shitësit e fiton lirinë.
Djaloshi ishte entuziazmuar teje mase sepse ishte shumë e lehtë që të fitonte lirinë e tij andaj edhe do të jepte tërë mundin e tij për ta bindur Malik bin Dinarin që ta pranonte shportën me fiq në fitim të lirisë.
Me të arritur tek Maliku, djaloshi u çudit me vendosmërinë e Malik bin Dinar në refuzimin e dhuratës, dhe në përpjekje për ta bindur i tregoje edhe kushtin që i kishte vënë zotëria i tij, ndërsa Maliku i tha '' Kthehu tek zotëria yt dhe thuaj se Malik bin Dinar nuk e hanë Fenë për Fiq, dhe se Maliku ia ndaloj vetës ngrënien e fikut deri në Ditën e Gjykimit''. Ndërsa djaloshi ende po vazhdonte ta bindte andaj edhe i tha '' Zotëri të lutëm merre sepse në të është liria ime''.
Ndërsa Malik bin Dinar ia ktheu: ''Nëse në të është liria jote, në të është po ashtu robëria ime'', kjo sepse Malik bin Dinar e kishte kuptuar se qejfi i tij e kishte tradhtuar, egoja e tij donte ta robëronte dhe se stomaku i tij e kishte nënçmuar andaj edhe ia ndalojë vetës ngrënien e fiqve deri në Ditën e Gjykimit në mënyrë që ta edukonte dhe ta nënshtronte epshin e vetë.
Dobia nga tregimi: Si të mos e kemi ne këtë vendosmëri kur e dimë se e kemi pasuar shejtanin dhe na kanë tradhtuar e nënçmuar epshet tona. A thua si mund t'ia lejojmë vetës të jemi kështu të përulur e të mos ia zgjasim dorën e ndihmës dhe ta shpëtojmë vetën tonë nga moçali i turpit./mesazhi/
Nga: Artan Musliu