Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ja si sillet jeta !! Sun 25 Sep 2011 - 13:32 | |
| - Cito :
Tregohet se një burrë një ditë ishte ulur me bashkëshorten e tij për të ngrënë ushqim. Në sofrën e tyre kishin një pulë të pjekur. Pa prit masë, në derë troket një lypës. Trokitjes iu përgjigj burri, i cili kur doli te dera e pa lypësin, jo që nuk i ndihmoi, por e përzuri nga dera e tij duke e ofenduar. Mirëpo, ditët kalojnë dhe jeta ndryshon, herë nga e mira drejt të keqes e herë nga e keqja drejt të mirës. Pas një kohë, ky njeri dalë ngadalë filloi të humbë pasurinë, të paraqiten probleme familjare derisa erdhi edhe deri te shkurorëzimi me bashkëshorten e tij.
Pas shkurorëzimit nga burri i parë gruaja martohet me një burrë tjetër. Pas një kohe duke ngrënë ushqim, në derën e tyre troket një lypës. Burri i tha gruas së tij: Shihe kush është te dera, nëse është lypës jepja këtë ushqim që e kemi para veti. Gruaja doli te dera, por çka me pa, ishte burri i saj i parë në cilësinë e lypësit. Gruaja ia dha ushqim që e posedonte me urdhrin e bashkëshortit të saj, dhe u kthye në dhomë duke qajtur. Bashkëshorti e pyeti: Pse po qan? Gruaja i tregoi bashkëshortit të saj se lypësi ishte burri i saj i parë, e pastaj i tregoi ngjarjen se si e kishte ofenduar një lypës kur kishte kërkuar te shtëpia e tij. Atëherë burri i saj i tha: pse po çuditesh, pasha Allahun, unë isha ai lypësi i parë që e ofendoi burri yt i parë. | |
|