Vizitor Vizitor
| Titulli: Këshillat e një nëne drejtuar bijës së saj Fri 23 Apr 2010 - 11:29 | |
| Këshillat e një nëne drejtuar bijës së saj Kur do të martonte vajzën e saj Unasën, Umame bint Harith e kishte këshilluar kështu: “Bija ime! Nëse këshillat do të ishin të tepërta për një njeri me edukatë dhe moral të lartë, atëherë unë s’do të kisha fare nevojë të të këshilloja ty. Por ta dish që këshillë do të thotë ta bësh të rikujtojë njeriun që di, dhe ta mësosh njeriun që s’di. Prandaj, këshilla është e dobishme për çdokënd. Bija ime! Nëse një vajzë nuk do të ishte nevojtare për bashkëshortin e saj nga pasuria e trashëguar nga prindërit, atëherë ti do të ishe e previlegjuar më shumë se askush tjetër. Por ta dish se, ashtu sikundër burrat janë krijuar për ne, edhe ne jemi krijuar për to. Bija ime! Tani ti po largohesh nga nje fole ku je lindur dhe ke mësuar të ecësh, për të shkuar drejt një foleje tjetër që nuk e njeh aspak. Atëherë, mësohu t’i shërbesh atij si një robëreshë, në mënyrë që edhe ai të bëhet shërbetor, të të dojë dhe të mundohet të bëj gjithcka për ty. Tani do t’i them dhjetë këshilla. Mësoji mirë dhe zbatoji në jetën tënde, në mënyrë që të kalosh një jetë të lumtur: 1.Duhet të pranosh me shpirt çdo të mirë që ai të sjellë në shtëpi. 2.Duhet të mësohesh t’ia dëgjosh fjalën. 3.Ta mbash të pastër veten dhe shtëpinë. 4.Të largohesh nga gjërat e shëmtuara apo nga gjërat që nuk kanë erë të këndshme, në mënyrë që të mos neveritësh vetveten. 5.Të ndjekësh me kujdes kohët kur bashkëshorti yt fle, apo kur ushqehet. Nëse ai ka një regjim të tijin, duhet të mundohesh ta respektosh atë, sepse uria e nxit për keq njeriun, ndërsa pagjumësia e nervozon. 6.Duhet ta ruash pasurinë e bashkëshortit nga humbja apo nga dëmtimi. 7.Duhet ta ruash personalitetin e bashkëshortit dhe t’i respektosh të afërmit e tij. 8.Nuk duhet t’i dalish kundër në asnjë rast. 9.Nuk duhet të nxjerrësh në shesh të fshehtat e familjes tënde. Nëse kundërshton fjalën e tij, krijon pakënaqësi, e nëse tregon të fshehtat e familjes, nuk mund t’i shpëtosh ashpërsisë së tij. 10.Bija ime! Të kesh kujdes që, kur bashkëshorti yt të jetë i mërzitur, të mos rrish e lumtur dhe e qetë pranë tij, dhe kur ai të jetë i gëzuar, të mos rrish e vrenjtur përpara tij.”Marur nga webfaqja: www.breziiri.com |
|