Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Arabi Saudite, gratë fitojnë të drejtën e votës Wed 28 Sep 2011 - 14:23 | |
| Arabi Saudite, gratë fitojnë të drejtën e votës Është hera e parë që femrat saudite do të kenë të drejtë të votojnë dhe të zgjidhen Femrave në Arabinë Saudite do t'u jepet e drejta për të votuar dhe për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme lokale, njoftoi Mbreti Abdullah. Ai tha se ato do të kenë të drejtë për t'u emëruar edhe në këshillin konsultativ Shura. Ky veprim është mirëpritur nga aktivistët, të cilët kanë bërë thirrje për të drejta më të mëdha për gratë në mbretërinë që zbaton një version të rreptë të ligjeve islamike. Ndryshimet do të ndodhin pas votimit për zgjedhjet lokale që do të mbahen të enjten, tha Mbreti. Mbreti Abdullah njoftoi këto masa në një fjalim në hapjen e mandat të ri të këshillit konsultativ Shura, grup formal për këshillimin e mbretit, anëtarët e të cilit janë të gjithë të emëruar. "Ne nuk pranojnë të lëmë mënjanë gratë në një shoqëri që respekton ligjet islamike. Ndaj kemi vendosur, pas diskutimit me klerikët tanë të lartë dhe këshilltarët e tjerë, të përfshijmë gratë në këshillin Shura si anëtare me të drejta të plota, duke filluar nga mandati i ardhshëm", tha ai. "Gratë do të jenë në gjendje për të konkurruar si kandidate në zgjedhje lokale dhe do të kenë edhe të drejtën për të votuar". Për shumë analistë, ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm për gratë në Arabinë Saudite, të cilat nuk lejohen të ngasin makinë, të shkojnë te mjeku apo të largohen nga vendi të pashoqëruara dhe pa lejen e një mashkulli. Prej kohësh ka pasur një debat të madh rreth rolit të grave në mbretëri. Të gjithë do të mirëpresin vendimin, sepse reforma të tilla mendohet se do të lehtësojnë tensionet gjithmonë e në rritje mbi këtë çështje. "Kjo është diçka që ne e kemi pritur gjatë dhe për të cilën kemi punuar shumë", tha shkrimtarja Nimah Ismail Nawwab për BBC. Ajo deklaroi se aktivistët për të drejtat e njeriut kishin më shumë se 20 vjet që luftonin për të drejtën për të ngarë, votës dhe kujdestarinë e fëmijëve. Një tjetër aktivist, Wajeha al-Huwaider, tha se njoftimi i Mbretit ishte "një lajm i madh". "Tani është koha për të hequr pengesat e tjera, si moslejimi i grave për të ngarë makinat dhe mundësia për t'i lejuar të jetojnë një jetë normale pa kujdestarë meshkuj", tha ajo për agjencinë e lajmeve "Reuters". Analistët thonë se Mbreti Abdullah ka qenë prej kohën nën presion për reforma të reja politike, por në një vend ku klerikët konservatorë dhe disa anëtarë të familjes mbretërore janë përpjekur t'i rezistojnë ndryshimit, liberalizimi ka qenë shumë i ngadaltë. Në maj, më shumë se 60 intelektualët bënë thirrje për një bojkotim të votimit të së enjtes, duke thënë se "këshillave rajonalë u mungon autoriteti që të kryejnë rolin e tyre në mënyrë efektive. Zgjedhjet komunale janë të vetmet zgjedhje publike në Arabinë Saudite. Më shumë se 5000 burra do të konkurrojnë në zgjedhjet lokale të enjten, të dytat të mbajtura në mbretëri, për të plotësuar gjysmën e vendeve në këshillat lokale. Gjysma tjetër emërohet nga qeveria. Zgjedhjet e ardhshme lokale do të zhvillohen pas katër vjetësh. | |
|