Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Arabi Saudite, shënohet viktima e radhës nga SARS-i i ri | |
Një viktimë e radhës është shkaktuar nga SARS-i i ri, i njohur ndryshe si koronavirus, e që është shfaqur veçanërisht në Arabinë Saudite. Viktima e fundit ngritë numrin e vdekjeve në 18, tha ministria e shëndetësisë. Arabia Saudite numëron deri tani të shumtën e rasteve, me 30 infeksionet e konfirmuara dhe 18 viktima, ndërsa raste të reja janë zbuluar në Jordani, Katar, Tunizi, Gjermani, Britani dhe Francë. Në Arabinë Saudite shumica e rasteve kanë qenë të regjistruara në lindje të vendit. Përcaktimi i rrezikut Që prej 18 majit, raste të reja janë regjistruar në el-Ahsaa, ndërsa nëntë persona që kishin qenë të infektuar tani janë shëruar, shtoi ministria. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se pasiguria mbetej përreth, duke theksuar se ajo kishte për qëllim të punojë ngushtë me Arabinë Saudite, Tunizinë dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme për të përcaktuar se sa i madh është rreziku. Arabia Saudite kishte njoftuar se do të dërgojë mostrat e marra nga kafshët e infektuara me një virus vdekjeprurës të ngjashëm më SARS-in, për të testuar një orvatje dhe për të gjetur burimin e sëmundjes. Virusi është një “kushëri” i Sindromit të Ashpër Akut të Frymëmarrjes (SARS), i cili shkaktoi trembë 10 vjet më parë kur shpërtheu në Azinë Lindore, duke vrarë rreth 800 persona. Ashtu si SARS, virusi i ri duket të shkaktojë një infeksion të thellë në mushkëri, duke shkaktuar më pas temperaturë, kollë dhe frymëmarrje të vështirësuar. /mesazhi[justify] | |
|