Raportohet se autoritetet në Arabinë Saudite, e kanë arrestuar shkurtimisht një grua pasi ajo e ka lansuar një fushatë që kundërshton ndalimin e vozitjes së veturave nga gratë.
Agjencia Asoshiejtëd Pres e citon një aktivistë të të drejtave të njeriut, Valid Abu el Keir, duke thënë se Manal al Sherif, u arrestua nga policia fetare saudite, të cilët kanë për detyrë që të verifikojnë
zbatimin e mësimeve islamike.
Arrestimi ndodhi pasi al Sherif raportohet se ka bërë një vozitje testuese në qytetin lindor të Kobarit, dhe e ka vendosur videon gjatë kësaj ngasjeje në Facebook dhe You Tube, që të inkurajojë edhe gra të
tjera që ta kopjojnë atë.
Raporti thotë se ajo u lirua disa orë më vonë, mirëpo mënyra se si arriti deri te lirimi i saj vazhdon të jetë e paqartë.
Arabia Saudite është i vetmi vend në botë që iu ndalon grave, si atyre saudite si të huaja, që t’i japin veturave.
(REL)