Sauditët mendojnë të largojnë rregullat mbi mbylljen e dyqaneve dhe bizneseve gjatë kohës së faljes së namazit pesë herë në ditë. Policia edukative e Saudisë mund të largojë rregullin për mbylljen e dyqaneve në Mbretëri në kohën e pesë namazeve ditore, citohet të ketë thënë kreu i forcës Abdulatif Al Sheikh el-Shikh.
Të gjitha dyqanet në Arabinë Saudite, vendlindja e Islamit dhe eksportuesi më i madh i naftës, është dashur të mbyllen për gjysmë ore gjatë namazeve ditore.
Megjithatë, Al el-Sheikh, i emëruar në këtë post para një viti, tha se ai nuk mendon se është e nevojshme që dyqanet të mbyllen për një periudhë kaq të gjatë, në komentet e bëra për të përditshmen në gjuhën angleze Arab News, e cila është në pronësi të një princi udhëheqës.
Ai shtoi se pronarët e dyqaneve mund të falen në vendet e tyre të punës në vend që të shpenzojnë kohë duke shkuar dhe ardhur nga xhamia.
Policia edukative zbaton interpretimin e ngurtë të ligjit islam në Mbretëri./mesazhi/