Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Gjykata Federale në Gjermani: Lutjet islame në shkollat gjermane? Thu 29 Sep 2011 - 10:00 | |
| A duhet një shkollë shtetërore t’ia mundësoj nxënësit muslimanë kryerjen e lutjeve fetare?
Këtë, të mërkurën (28.09.), do ta shqyrton Gjykata Federale administrative në Gjermani. Kjo është hera e parë që një rast i tillë të shqyrtohet në gjykatën gjermane. Junus M. ishte 14 vjeç kur drejtori i gjimnazit të Berlinit ia kishte ndaluar të falet në korridorin e shkollës. Ky rast i kaloi të gjitha gjykatat dhe erdhi deri në Gjykatën Federale Administrative në Leipzig. Ajman Maziek, kryetar i Këshillit Qendror të Muslimanëve, tha se të dyja palët e kanë tepruara në një farë mase. “Është arritur në njërën nga instancat më të larta dhe me këtë i gjithë rasti është politizuar.” Nga viti 1960, në tregun gjerman të punësimit, ekzistonte një praktikë sipas të cilës të gjithë mund ta ndanin kohën për lutje, me kusht që mos të pengohet procesi i punës, shpjegon islamologu nga Berli, Ralf Gadban. Ky bashkëpunëtor i Akademisë ungjillore, sikur edhe Ajman Maziek, mendon se në rastin e nxënësit nga Berlini, Junus M. nuk bëhet fjalë për fenë, por për politikën.
Ndarja e fesë dhe shtetit
Në shtete laike si Franca dhe Turqia nuk parashtrohen çështjet e tilla, sepse feja dhe shteti janë të ndara në mënyrë rigoroze. Në Gjermani zbatohen parimet e neutralitetit, gjë që jep mundësinë e nisjes së çështjeve të tipit: “Si të zgjidhet konflikti në mes të parimit të neutralitetit të shtetit dhe të lirisë fetare të individit?” Fabian Vitrek, ekspert i drejtësisë, beson se elementi qendror duhet të jetë sipas principit: “Ose të gjithë duhet të lejohen, t’i kryejnë lutjet, ose askush”. Ndërsa sipas islamologes, Sabine Damir-Gajlsdorf, kjo nuk do të ishte në kundërshtim me neutralitetin ideologjike fetar të një shkolle, në qoftë se nxënësve do t’ju lihej në dispozicion një dhomë boshe të cilën mund ta përdornin për lutje jashtë orëve të mësimit. Gjykata Federale Administrative në Leipzig nuk është instanca e fundit. Në qoftë se një nga aktorët e këtij procesi konsideron se me këtë vendim i janë shkelur të drejtat themelore, padia mund të bëhet edhe në instancat më të larta, në Gjykatën Federale Kushtetuese në Karlsruhe.
(IGJ) | |
|