Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Namazi i Ebu Malekut Sun 2 Oct 2011 - 15:33 | |
| Ebu Maleku, sahabi i nderuar doli për tregti të cilit i doli përpara një hajdut për ta vrarë dhe për t`ia marrë pasurinë.Ebu Meleku i tha: "Më lerë sa të falem", ndërsa ai i tha: "Falu". Mori avdes, u fal dhe u lut kështu: "O Zot, o Sundues i Arshit të lartë, O Ti që bën atë që dëshiron, kërkoj nga forca Jote e pakufishme, nga sundimi Yt i pashuar dhe me dritën Tënde e cila e mbulon gjithë Arshin Tënd, që të më mbrosh nga sherri i këtij hajduti.O Mëshirues, më mëshiro! O Mëshirues, më mëshiro! O Mëshirues, më mëshiro!
Dhe posa mbaroi me lutjen e tij, u afrua një kalorës dhe në dorën e tij kishte një bajonetë, e ngriti atë për ta qëlluar vjedhësin dhe e mbyti atë, pastaj erdhi te Ebu Maleku dhe i tha: "Çohu", Ai i tha: "Kush je ti, se vërtetë Zoti sot më mëshiroi me ty?" Ai i tha: "Unë jam meleku nga qielli i katërt, kur u lute herën e parë, në dyert e qyellit u shfaq një zë i lartë; kur u lute herën e dyhtë, banorët e qyellit rënkuan, ndërsa kur u lute herën e tret, u tha: "Kjo është lutja e nevojtarit".Kërkova prej Allahut që të më autorizoj mua për këtë punë.Allahu i tha:: "Përgëzoje dhe dije se ai që merr avdes, i falë katër reqate dhe lutet me këtë lutje, unë i përgjigjem qoftë në vështirësi ose jo" (Ibn Ebi Dunja, Ebu Neimi) | |
|