Tridhjetë e katër shoferët muslimanë të punësuar në auto kompaninë “Hertz” në Seattle pretendojnë se janë pezulluar për shkak të faljes së namazit
Por, kompania pohon se ata janë pezulluar sepse kanë shkelur marrëveshjen kolektive, dhe duke e tejkaluar pushimin e lejuar.
"Ky është një sulm i egër mbi të drejtat e punëtorëve dhe diskriminim në baza fetare," thuhet në deklaratën e punëtorëve.
Punëtorët në shenjë kundërshtimi, për shkak të pezullimit, dhe në përkrahje të sindikatës së kompanisë së përmendur janë mbledhur dhe kanë protestuar afër aeroportit ndërkombëtarë në Seattle.
Në kompaninë “Hertz” punojnë 80 shoferë, 70% pr
ej tyre i përkasin besimit islam.