Gruaja:"Ku mbeti ky? Njeriu merr në telefon e njofton, të paktën!'
Burri: "Kush e duron tani, m`i var turinjtë gjithë kohën!"
Gruaja: "Ta bjerë kokën në shtëpi një herë, di unë se çdo bëj!"
Burri: "Tani ia fillon përsëri avazit ku ishe?,ç`bëre? booo!"
Gruaja: "Edhe e di që është fajtor edhe nuk merr mundimin të japë haber, edhe kur e marr unë nuk e hap telefonin, zotëriu!"
Burri: "Ajo nuk e di që unë telefonin e kam harruar në punë, e ku ta gjej unë tani kabinën telefonike për ta lajmëruar zonjushën?"
Gruaja: "Kush e di ku është, me kë është e me çfarë pune boshe merret tani?"
Burri: "Kurrën e kurrës s`do më besojë që isha me një të s0δmurë dhe u detyrova ta çoj në urgjencë.Bile as do më japë kohë që t`i shpjegoj, madje, edhe nëse më jep, kësaj radhe nuk do t`i tregoj unë. Ç`është kjo punë, gjithnjë mendon keq për mua, gjithnjë!