Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Fundi i Botës...më 21 tetor? Dmth pas 5 ditësh?! Sun 16 Oct 2011 - 19:52 | |
| Fundi i Botës...më 21 tetor? Dmth pas 5 ditësh?! Nju Jork, 16 tetor, NOA – Bëhuni të gjithë gati për të ashtuquajturin Fundi i Botës, pasi ai do të mbërrijë fiks pas 5 ditësh, në datën 21 tetor të këtij viti. Të paktën kështu ka parashikuar Harold Camping, një ish-inxhinier i njohur amerikan cili bëri xhiron e botës me teoritë e tij të llogaritjes së Apokalipsit sipas Biblës. Llogari që sipas tij përkojnë ekzaktësisht me javën që vjen. Konkretisht, sipas leximit matematikor që ai i ka bërë Biblës, i bie që bota të përfundojë së ekzistuari më 21 tetor 2011. 89-vjeçari Harold Camping, shefi i rrjetit "Radio Family" �rrjetit, i cili u shtrua në spital qershorin e kaluar për një goditje në zemër, tha se ndërsa Toka do të shkatërrohet, të zgjedhurit e Zotit do të ngjiten në qiell duke kaluar çdo dhimbje. Llogaritja e Apokalipsit sipas tij, është i bazuar në një lexim matematikore të Biblës: Data e kryqëzimit të Jezusit është vendosur më 1 prill 33. Shumëzuar dy herë secili nga tre numrat e shenjtë 5, 10 dhe 17 ju do merrni shifrën 722.500. Këto janë sipas tij, pikërisht ditët në mes të vdekjes së Jezusit dhe fundit të botës dhe do të bjerë saktësisht më 21 tetor 2011. Camping e ka konfirmuar këtë teori në një mesazh audio të lëshuar së fundmi: "Ne mund të jemi të sigurt se e tërë bota do të shkatërrohet më 21 tetor", ka thënë ai. | |
|
Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Re: Fundi i Botës...më 21 tetor? Dmth pas 5 ditësh?! Sun 16 Oct 2011 - 20:06 | |
| Kjo eshte qeshtje e All-llahut te lartesuar vetem Ai e din te msheften se kur do te ndodhe Kijameti | |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Fundi i Botës...më 21 tetor? Dmth pas 5 ditësh?! Mon 17 Oct 2011 - 9:13 | |
| Diten se kur do te ndodh kijameti nuk e din askush perveq Zotit, Zoti thote ne Kuran:
Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: "Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: "Për të di vetëm All-llahu.... (7:187)
I lartësuar qoftë Ai, që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e kijametit dhe te Ai ktheheni. (43:85)
Zoti na ka treguar permes pejgamberit te tij te fundit Muhamedit a.s se fundi i botes (kijameti) nuk do te ndodh para se ti shohim shenjat e vogla dhe dhjet shenjat e medha te kijametit, shenjat e vogla thuajse kane ndodh te gjitha kurse shenjat e medha ende nuk kane ndodh, keshtu qe pa ndodh edhe shenjat tjera kijameti nuk do te vije, por edhe pasi qe te ndodhin ato prap se prap diten e sakt se kur do te ndodh kijameti askush nuk e din perveq Zotit.
E cka thon shkenctaret si puna e Isakat e Njutoneve apo Nostradamusat kot e ka ... | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Fundi i Botës...më 21 tetor? Dmth pas 5 ditësh?! | |
| |
|