Për dallim nga vitit i kaluar, këtë vit është rritur numri i personave të interesuar që duan të shkojnë në haxhillëk. Por, rritje e të interesuarve vërehet vetëm në organizimin e Bashkësisë Fetare Islame(BFI), kurse agjencitë turistike private ankohen se ka zvogëlim drastik të numrit të haxhilerëve potencial.
Nga BFI-ja bëjnë të ditur se këtë vit më aeroplan në
do të udhëtojnë mbi 500 haxhilerë, kurse me autobus prej 350-400 persona. Përgjegjësi për marrëdhënie me publikun në BFI, Jakup Selimoski, thotë se vitin e kaluar numri i të interesuarve ka qenë për 25 për qind më i ulët.
“Vitin e kaluar kemi patur afër 300 perona që kanë udhëtuar me autobus, ndërsa afër 400 persona vitin e kaluar kanë shkuar në Meke me aeroplan, që nënkupton se këtë vit ka rritje për afër 25 për qind. Oferta këtë vit është më e mirë dhe kushtet janë shumë më të volitshme se vitet tjera, kemi ndërruar edhe hotelin atje. Kemi angazhuar hotel tjetër dhe udhëtimi me aeroplan është më i sigurt, sepse kemi bërë kontratë më një kompani fluturimesh turke, dhe kjo nënkupton se këtë vit haxhilerët do të udhëtojnë me kushte më të volitshme”, thotë Selimoski.
Ai gjithashtu informon se ashtu si edhe vitin e kaluar, haxhilerët edhe këtë vit, do të kenë të siguruar tre ushqime, akomodim më të mirë, kurse udhëtimi do të jetë prej aeroportit të Shkupit nëpërmes Stambollit e deri në Medine.
Nisja është planifikuar të bëhet me datat 28- 29 tetor, ndërsa haxhilerët pritet të kthehen me 21- 22 nëntor të këtij viti. Përgjegjësi për marrëdhënie me publikun në BFI, Jakup Selimoski, nënvizon se çmimi është i njëjtë si vitin e kaluar, 2900 euro për person.
Ndërkohë, agjencitë private që merren me organizimin e udhëtimeve për në
ankohen për rënie të numrit të haxhilerëve të interesuar. Pronari i agjencisë turistike “Ardi”, Nexhmedin Fazliu, thotë uljen e interesimit e argumenton me faktin se udhëtimi do të bëhet me transport tokësor dhe autobusët duhet të kalojnë edhe nëpër Siri, ku ka trazira të vazhdueshme.
“Këtë vit numri është më i vogël nga shkaku i çështjeve ekonomike dhe politike, mirëpo shkaku më i madh është se udhëtimi do të bëhet nëpërmjet Sirisë, ku ka patur trazira muajve të kaluar. Besimtarët që kanë dashur të shkojnë në Meke janë frikësuar dhe kanë vendosur që këtë vit të mos udhëtojnë. Mirëpo, ne i bindim dhe i sigurojmë të gjithë familjarët dhe personat që vendosin të shkojnë në haxhillëk. Ne ua kemi dhënë besimin për sigurinë e tyre dhe fjalën do ta mbajmë”, sqaron Fazliu.
Ai gjithashtu thekson se në bazë të kushteve oferta është e njëjtë, por prej vit në vit, përvoja bëhet edhe më profesionale. Ai më tej informon se këtë vit më agjencinë e tij do të udhëtojnë 140 haxhilerë dhe nisja e tyre do të jetë do të organizohet nga 18 tetori, kurse çmimi mbetet i njëjtë si vitin e kaluar.