REJHANA-ENSAR Moderator
Numri i postimeve : 811 Data e regjistrimit : 07/07/2010 Mosha : 37 Nacionaliteti-Sheti : stuttgart
| Titulli: Es-Selamun Alejkum, o ju haxhilerë Wed 17 Nov 2010 - 15:01 | |
| Es-Selamun Alejkum, o ju haxhilerë I dëshpëruar dhe i mërzitur, i pikëlluar por me shpresë, hapi televizionin dhe shikojë Qaben direkt, shikoj se si falen, shikoj se si bëjnë tavaf, shikoj se si janë të bashkuar, shikoj se si bëjnë adhurime, e gjithë kjo përfundon me një pikë loti të mërzisë, duke parashtruar pyetjen e çdo muslimanit: A thua, kur do të ma mundëson All-llahu që të shkoj atje.
Ngritem për ta fal sabahun, mendjen e kam atje, a thua se çfarë bëjnë muslimanët tash atje, a thua çfarë ndjenje ka njeriu nëse e fal sabahun, dhe përsëri, dal në xhaminë e afërt të lagjes time, për ta falur namazin e sabahut me shpresë që Allahu do të ma mundëson që ta fal një namaz të sabahut në Qabe.
Bëhem gati, jo për shkollë por as për punë, gati që të shkoj t’i përcjellë ata që kanë vendosur që ta vizitojnë qaben, shtëpinë e Allahut, xhaminë e Pejgamberit të Tij. Ndalem dhe përsëri mendoj, nuk shkoj, nuk mundem, ulem dhe pyes përsëri: Si është ndjenja të jesh atje? Si është ndjenja të nisësh për atë rrugë?
Marë guximin dhe ngrihem, në emër të Allahut, nisem për atje, shoh njerëz, bura, gra dhe pleq, përcjellin babën, nënën dhe djalin. Përcjellin ata që kanë vendosur që ta shkelin atë vend, që ju është plotësuar ëndra e çdo muslimani.
Takoj njerëz, disa qajnë dhe disa qeshin, qajnë nga gëzimi dhe qeshin nga falënderimi. Nuk kanë komente, i shikoj mirëpo asgjë nuk ndjejë pos një mungese për shkuarje, sepse asnjëri nuk mund ta përshkruan momentin më të dashur për muslimanin. Disa kanë filluar që nga këtu të thonë: Lebejke Allahume Lebejk...O Zot, çfarë zëri, çfarë fjalë, çfarë ndjenje, çfarë kënaqësie....
Mbushem me krenari dhe vullnet që t’i them ndonjërit: Pash All-llahun, më mer edhe mua! Mirëpo përsëri ndalem, arsyet janë të shumëta, frikësohem që mos të ja prish kënaqësinë atij.
Të gatshëm për udhëtim, përqafohen me familjen, nuk më mbetë asgjë pos të ju them: Lamtumirë o ju haxhilerë, selam vëllezërve atje, O Zot, me pikë loti në sy them çdo fjalë.
Lamtumirë dhe mos na haroni në dua, mos na haroni në vendin ku Allahu zbret në qiellin e fundit dhe nuk refuzon asnjë lutje, prandaj, mos e haroni emrin tim...udhëzimin tim...
I mërzitur dhe i pikëlluar, kthehem në shtëpi, nuk më mbet asgjë tjetër pos shpresa dhe lutja në Allahun që të ma mundëson shkuarjen në vendin e shenjtë. Shpresa që ndonjëherë do të shkel në Qabe dhe të bëj dua, ta puth gurrin e zi, të më mbushet zemra me iman, ta fitoj shpërbëlimin, të lindem për së dyti... | |
|