Sipas asaj që vërtetohet në Kur’an nënkuptojmë se mosha e popujve të lashtë,ishte më e gjatë se mosha e njerëzve sot.
Kështu që vërtetohet se ata kanë jetuar me qindra vite.
Edhe populli i Nuhut është nga ata që jetonin shumë, në bazë të asaj që përmendet në Kuran shohim se jeta e tyre arrinte një shekull e më tepër.
Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata njëmijë pa pesëdhjetë vjet,e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi” (Ankebut, 14)
Kjo është ajo që vërtetohet nga Kurani, se ai ka qenë thirrës te populli i tij nënqind e pesdhjetë vite, kurse sa i përket jetës së tij të saktë se sa ka qenë historianët cekin se ai ka jetuar një mijë e shtatqindë e tetëdhjet vjet.
Disa kanë thënë më pak, disa më shumë.
Këto gjëra i përmendin Ibën Kethiri në librin e tij “Rrëfime mbi të dërguarit e Allahut” Allahu e di më së miri.
AFET BEADINI