Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Gjermani Pranon Islamin, shkarkohet nga detyra oficeri Thu 27 Oct 2011 - 9:19 | |
| Gjykata Administrative Minden në vendimin e saj të dt. 4.10.2011. vuri në dukje se besimi musliman nuk është në përputhje me mbrojtjen e rendit liberal-demokratik çfarë kërkohet nga të gjithë anëtarët e forcave të armatosura
Një oficer 28-vjeçar i shtabit është konvertuar në Islam, për çka është larguar nga ushtria. Në arsyetim thuhet se ai nuk i përmbush tiparet e karakterit të nevojshëm për të shërbyer në Bundeswehr. Oficeri u ankua duke thënë se qëllimi i tij gjithmonë ka qenë i qartë, se Gjermaninë do ta mbroj edhe me jetën e tij.
Është e vërtetë se ai ka pranuar se sheriatin e konsideron si formë më të mirë të qeverisjes, por këtë pozicion kurrë nuk e ka propaganduar nga pozita e tij si oficerë i shtabit.
Gjykata Administrative hodhi poshtë ankesën. Vendimin e saj e arsyeton me faktin se ky oficer e ka bërë të qartë se sistemin liberal-demokratik e rekomandon vetëm pas sheriatit, si një opsion sekondarë. Këtë mendim të tij ai nuk e kishte shprehur vetëm verbalist, por edhe nëpërmjet sjelljeve në detyrë.
Fjalët e presidentit të Gjermanisë në 20 vjetorin e bashkimit gjerman, se edhe Islami (përveç besimit krishterë dhe hebre), i takon Gjermanisë, pas mesazheve të tilla të qarta praktike, mbeten boshe pa kurrfarë përmbajtje. Muslimanët, me besimet e tyre, thjesht nuk janë të dëshiruar në shërbim të shtetit./IGJ/ | |
|