Pilaf me gështenja
Nevoiten:
1 gotë uji gështenja të pjekura,
1 gotë uji mish (i zier) i grirë në kubikë,
2 gota uji oriz,
2 karota mesatare të grira në rripa të gjatë,
2 lugë gjelle vaj ulliri,
1 lugë gjelle gjalpë,
3 gota uji ujë i nxehtë rigon, piper i zi, kripë
Përgatija:
Pastroni orizin dhe 15 minuta para se ta zieni lëreni në ujë me kripë. Karotat kavërdisni në tenxhere me vaj ulliri. Shtoni mishin dhe përzijeni. Shtoni edhe gështenjat dhe kavërdisni edhe pak. Orizin kulojeni dhe hidheni në tenxhere tek përbërsit tjerë pa e përzierë fare.
Shtoni rigonin, piperin e zi, kripën dhe gjalpin e ndarë në copa të vogla. Në fund shtoni 3 gotat e ujit të nxëhtë dhë lëreni pilafin të bëhet dhe fillim me nxehtësi të ulët. Pasi pilafi të bëhet mbulojeni me pecetë dhe pastaj me kapak. Kthejeni pilafin mbrapsht dhe servireni.