Persona të panjohur e të armatosur e kanë qëlluar për vdekje liderin fetar, Sirajutdin Khurikski, në Dagestan të Rusisë.
Agjencia Interfaks, duke u mbështetur në hetimet preliminare të ministrisë së brendshme të Dagestanit, raporton se ky lider ishte sulmuar në fshatin Seleni nga tre persona të armatosur.
I ndjeri ishte i njohur në rajon si sheik dhe vlerësohet se i kishte disa mijëra mbështetës.
Në rajonin rus të Kaukazit Verior, pothuajse çdo ditë ndodhin të shtëna dhe sulme me bomba, për të cilat zyrtarët i fajësojnë kriminelët lokalë dhe islamistët e lidhur me Çeçeninë.