Lutja të afron me njerëz.Ndërton ura të dashurisë.Të mirëkuptimit dhe respektit.
Gjithnjë duke qenë i drejt.Të kërkosh prej tjetrit që të lutet për ty,e bën të
kuptojë se njeri që ke nevojë për pjesën e tij,ke nevojë për përkrahjen e tij.Të
bashkohet e të jetë me ty.Dëshmon nevojën për të qenë të kapur fortë mes vete në
rrugën e Dëlirësisë.Të faljes dhe mëshirës.Kur tjetri lutet për ty,i afrohesh e të
afrohet,të falë dhe e falë,të mëshiron dhe e mëshiron,e do dhe të do.
Provo njëherë e më tepër.Mos humb shpresat.Kërko nga familja jote para se të dalësh
nga shtëpia: Lutuni që Zoti të ma shtojë diturinë!
Zoti ta shtoftë diturinë!-Veç që është forcë dhe kurajë,është edhe thirrje në
devotshmëri.Lutje,edhe kur tjetri të thotë:Paqja e Allahut qoftë mbi ty!Tjetri lutet,
që të jesh në paqe,në qetësi,në mëshirë e mirësi të Zotit të qiejeve e të tokës e
ç’ka mes tyre.Lutja është ndër format më të bukura për t’i bërë njerëzit të duhen mes
vete.Kjo është madhështia e rrugës së Paqes,të cilën,Zoti zgjodhi për krijesën njeri,
dhe për gjithçka krijoi.Kur ti lutesh për tjetrin,lutja bëhet edhe për ty.T’ia duash
të mirën tjetrit,do të duhet e mira edhe ty.Të shpërndash dashurinë,dashuria do të të
përshkojë.Të përhapësh fjalën e Paqes dhe të Mirësisë,ajo do të bëhet strehë mbi ty!
Mos përhap fjalën e Keqe,sepse të kthehet!Mos e përhap fjalën e Urrejtjes.Mos e
përhap fjalën e Përçarjes.Mos e përhap fjalën e Keqkuptimeve.Mos e përhap fjalën e
Pa'argumentuar.Mos e përhap fjalën që ftohë zemrat e njerëzve.
Prindërit gabojnë.Fali!
Familja bën gabime.Fali!
Fqinji të shqetëson.Fale!
Njerëzit të paragjykojnë.Fali!
Fali duke u lutur,në prani apo në mungesë të tyre.Le të dëgjohet thirrja jote për
përmirësim.Le të kuptojnë shqetësimin që të shkaktuan.Mos përshpejto në përgjigjen e
lutjes,kur lutesh.E as mos prit që tjetri pasi të ka mallkuar aty për aty ndaj teje
për mirë të lutet.Zoti vepron kur të dojë dhe si të dojë.Kështu që,dorëzoja çështjet
e tua Zotit të zemrave,mbështetju Atij,sepse i do ata që ia mbështesin veten dhe
çështjet e tyre Atij.Po,kërkohet fuqi.Kërkohet vullnet i ngurtë!Por,ti kërkoje
ndihmën e Ndihmëtarit më të mirë,Zotit Fuqiplotë.
Lutu për udhëzim,për falje,për mëshirë!Shpreso në ndryshim për mirë.Dhe,përpiqu të jesh
ti shembull i mirë për ta.Kur tjetrit të bën padrejtësi.Lutu duke i thënë:Zoti të
faltë,e të bëftë të drejtë.Nëse tjetri të bën keq.Lutu duke i thënë:Zoti të
mëshiroftë,e të bëftë mirëbërës.Nuk shtyhet kodra.Nuk lëvizen shkëmbinjtë.Ashtu edhe
vullneti i keq i njeriut.Kodra,shkëmbinjtë,shtyhen e lëvizin,me lutjen e sinqertë të
adhuruesit të denjë ndaj Zotit të kodrave e të shkëmbinjve.Të jesh i sigurt!
Po nuk e ktheve të keqen me të mirë,po s’e ktheve fjalën e keqe me të mirë,po s’e
ktheve sjelljen e keqe me të mirë,ende zemra ndaj Zotit nuk është bindur,ende me
dashuri ndaj Zotit nuk është mbushur,ende nuk e ka njohur Zotin e njeriut!
E di.Edhe ti e di.Kjo është rrugë e vështirë.Por kjo është rruga që shpie në Paqe e
Lumturi të Përhershme.A mendojmë se do të fitohet kënaqësia dhe miratimi i Zotit tonë,
pa u sprovuar me atë që u sprovuan njerëzit e Mirë,para nesh?!
Jo,kurrsesi!
Njerëzit,pra,të tjerët janë të dobët.Bëhu ti i fortë,atëherë!
Pra,ji i fortë,lutu për të tjerët kur të tjerët të mallkojnë!Nëse do të fitosh.Nëse
do të tjerët për ty të luten.Ti ke për të fituar!Bëhu ngrohtë!Bëhu i dashur!Bëhu
dashamirës!Bëhu falës!Ti ke për të ngadhënjyer!Prapë,nuk është gjë e lehtë.
Por,ky është udhëzimi i drejtë.