Një djalosh që kishte mbushur 16 vjeç kishte shkuar në xhami dhe po
lexonte Kuran duke pritur që të thirrej ikameti për namazin e sabahut.
Pasi u thirr ikameti,e la Kuranin në vendin e vet,pastaj u kthye
që të rreshtohet në saf,mirëpo papritmas ra përtokë pa vetëdije.
Disa persona e dërguan këtë djalosh në spital.Mjeku El Xhubejr,i cili
mori përsipër rastin e tij,thotë:“E kanë sjellë këtë djalosh duke e
mbartur si të ishte i vdekur.Pas kontrollit që i bëra,pashë se ishte
goditur nga një sulm në zemër,që sikur ta godiste devenë,do ta linte të vdekur.
Djaloshi ishte në momentet e fundit të jetës.Shpejtuam që t’i riaktivizonim
të rrahurat e zemrës përmes elektroshokut.Mjeku i ndihmës së shpejtë u ndal
te koka e tij duke shikuar gjendjen e djaloshit,kurse unë vrapova t’i sillja
disa barna për ta shëruar.Pasi u ktheva,pashë se djaloshi kishte kapur
dorën e mjekut dhe i pëshpëriti diçka në vesh.Papritmas ai e lëshoi
dorën e mjekut dhe me shumë mund u kthye në krahun e djathtë dhe tha: “ESH-HEDU
EN LA ILAHE IL-LA ALLAH UE ESHHEDU ENNE MUHAMEDEEN ABDUHU UE RESULUHU (Dëshmoj
se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi
është rob i Tij dhe i Dërguar i Tij).E përsëriti këtë fjalë disa herë.
Të rrahurat e zemrës filluan t’i ngadalësohen,kurse ne tentonim t’i
shpëtonim jetën,mirëpo caktimi i Allahut ishte që ai aq do të jetonte.
Djaloshi vdiq.Në këtë moment mjeku i ndihmës së parë nisi të qante,aq sa nuk mundi
të qëndronte në këmbë.U çuditëm dhe i thamë:-Pse po qan?!!!Nuk është e
para herë që sheh njerëz duke vdekur...
Mirëpo mjeku nuk mund të përgjigjej nga të qarët.Pasi u qetësua,
e pyetëm se çka i kishte pëshpëritur djaloshi në vesh.Mjeku u
përgjigj:-Djaloshi,pasi të pa ty o mjek duke u munduar ta shpëtosh
atë duke vrapuar nëpër spital dhe duke i urdhëruar të tjerët që të
shpejtojnë,e kuptoi se ti ishe mjeku përgjegjës për të dhe më tha:
“O mjek,thuaji kolegut tënd që të mos mundohet dhe të mos e lodhë veten.
Unë po vdes dhe nuk ka shpëtim.Vallahu,unë që tani po e shoh
vendbanimin tim në xhenet!”