Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ora astronomike e Tekiuddinit Tue 1 Nov 2011 - 10:44 | |
| Para shekullit XVI, orët konsideroheshin shumë të pasakta për matjen e lëvizjes qiellore. Por, aty ku Ptolemeu nuk arriti të kishte sukses, Tekiuddini, për të përmbushur dëshirën e sulltanit të kohës kur ai jetonte, planifikoi të ndërtonte orën astronomike, e cila do të maste kohën me rregullsinë më të madhe.
Duke përdorur matematikën, ai i projektoi tri fusha me shifra që tregonin orët, gradët dhe minutat. $
Në orën e tij, ai përfshiu përdorimin e disa mekanizmave: Një alarm, marrëdhëniet pamore në mes diellit dhe hënës, fazat e ndryshme të hënës, pajisjet që tregonin kohët e namazeve dhe fushën e shifrave që tregonin ditën e parë të muajve gregorianë.
Puna e Tekiuddinit me orët mekanike ka një rëndësi shumë të madhe në dritën e transmetimit të njohurive në mesin e kulturave dhe të përparimit të teknologjisë së në botën islame aty nga shek. i XVI.
Shumë nga pajisjet e përmendura në orën e tij janë të pranishme tek orët e sotme në të gjithë botën.
| |
|