Si do t’i llogarit Allahu njerëzit përnjëherë?
Një njeri e kishte pyetur Ali Ibn Ebi Talibin (Allahu i Madhërishëm qoftë i kënaqur me të):
- Si do t’i llogarit Allahu, në botën tjetër, njerëzit përnjëherë, duke e pasur parasysh faktin se ato janë shumë?
Ai, pa kurrfarë dileme, qe përgjigjur:
- Sikur që i ushqen përnjëherë, edhe pse janë shumë.
Mesazhi:
Muslimanët besojnë se për Allahun asgjë nuk është e pamundur dhe se Ai vepron sipas vullnetit dhe dëshirës së Tij, pa qenë i detyruar prej asgjëje. Ashtu si na krijoi, na furnizon, na jep jetë e vdekje, ashtu edhe do na ringjallë dhe do na llogaritë. I Lartësuar dhe i Madhëruar është Ai.